Ambasadori nje kafe ne bllok me Ben Blushin
Pas Lulzim Bashes dhe Edi Rames ambasadori amerikan Aleksander Arvizu ka takuar mbreme edhe deputetin socialist Ben Blushin. Serish ne nje mjedis publik diku ne zonen e ish-Bllokut drejtuesi i zyres diplomatike amerikane ne Tirane ka preferuar te zbuloje komunikimin e tij me te fundit me perfaqesues te politikes shqiptare te cilet i ka permendur se fundmi nominalisht si pjese te zgjidhjes se krizes ne vend. Takimi behet e ditur se ka zgjatur vetem disa minuta e per kete arsye veshtire se mund te flitet per diskutime te verteta por po kaq i veshtire per tu besuar mbetet dhe rastesia e perpalljes mes tyre. Si Bashen ashtu edhe Ramen dhe Blushin Arvizu i ka cilesuar si faktore te politikes shqiptare qe aktualisht sidomos pas 21 janarit perbejne nje hallke per kalim drejt normalitetit. Keshtu Blushi eshte sjelle prej tij ne vemendje si nje politikan i Partise Socialiste qe ka njohur pergjegjesite publike dhe politike te kesaj ne ngjarjet e 21 janarit sidomos me mungesen ne demonstrate te lidereve kryesore cka mund edhe te kishte shmangur vrasjen e 4 personave. Duhet thene se Ramen dhe Blushin i bashkon jo vetem te qenit ne nje parti por edhe autoresia e librave rreth Shqiperise te cilet jane per hir te se vertetes edhe best seller-a per kete vit. Qe ketej edhe ndikimi ne jeten publike i ketyre emrave duhet konsideruar he per he i pashmangshem.