Rama Qeveria po inkurajon krimin me sjelljen e saj
Partia Socialiste premton lufte frontale ndaj krimit. Ne tryezen e organizuar dje me grupet e punes per kete ceshtje kreu socialist Edi Rama ka shpalosur angazhimin e selise roze per te kthyer ne prioritet trajtimin e situates se tanishme me masa radikale. Ky veshtrim qe do te perfshihet ne program nuk ka mbetur i pashoqeruara nga zbardhja e fatures se pergjegjesise qe i shkon qeverise e per te cilen Rama nuk ka hezituar te artikuloje disa akuza shume te renda. Qeveria duhet te jete ne balle te luftes me krimin. Sot ajo e ka pranuar epersine e krimit dhe eshte bere burim inkurajimi per krimin me sjelljen e vet te padenje publike dhe me vendimmarrjen e vet te erret me sulmet barbare ndaj prokurorise qe nuk kane reshtur gjashte vjet me radhe me bashkepunimin e hapur me kriminelet ne fushatat e saj elektorale dhe me gradimin e pinjolleve te krimit ne poste drejtuese te policise. Jo vetem kaq. Qeveria sot eshte bere konkurrente e krimit ne perceptimin publik duke goditur haptazi Kushtetuten e ligjin permes plumbave te nxjerre nga pushket e saj per te vrare protestues opozitare... u shpreh Rama. Edhe ne qofte vetem retorike akuza ne fjale perben nje stad tjeter ne procesin e kriminalizimit reciprok mes qeverise dhe opozites socialiste. Gjithsesi Rama ka inkurajuar grupet e punes per hartimin e strategjise per luften ndaj krimit strategji te cilen ai e shtjelloi disi ne parim. Ne angazhohemi te qeverisim ndryshe. Kjo do te thote se ne radhe te pare do te sillemi ndryshe me Kushtetuten me institucionet me opoziten me qytetaret e me komunitetet. Do te sillemi ndryshe me ligjin e me drejtesine edhe nese korrupsioni do te preke kedo qofte nder perfaqesuesit tane. Do te sillemi ndryshe pa asnje dyshim edhe me krimin e me shkaqet e tij. Kjo eshte nje lufte qe sot po e fiton krimi ndersa neser do ta fitoje shteti tha ai. Sipas Rames edhe modeli i komunikimit te vendosur aktualisht nga qeveria eshte nje shtyse per perparimin e krimit. Sidomos klima e pandeshkueshmerise shihet prej opozites si premise baze per shtrirjen ne mase te veprave penale aq sa po krijohet pershtypja e nje kulture te krimit ne qendrat e medha urbane. Nderkaq ne nje pergjigje zyrtare Ministria e Brendshme thekson se z. Rama duhet ti jete mirenjohes Policise se Shtetit e cila e shnderroi Shqiperine nga vendi ku kreret e grupeve kriminale financonin emerimet e strukturave drejtuese te policise. Z. Rama duhet te fshije nga kultura e tij politike urrejtjen ndaj Policise se Shtetit pse ajo mbrojti institucionet ligjin dhe rendin me 21 janar 2011.