E Diel, 1 Nëntor 2026

Nenkryetari i ri i KLD-se nje beteje e re Topi-Mazhorance

Skenari Varianti I Nenkryetari zgjidhet nje nga anetaret aktuale. Varianti II Presidenti i propozon nje emer Kuvendit

Keshilli i Larte i Drejtesise me propozim te Presidentit zgjedh nga radhet e tij nje zevendeskryetar. Keshtu thuhet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise e cila sanksionon se nenkryetari i ri i KLD-se qendron ne detyre pese vjet. Duket se doreheqja e Kreshnik Spahiut nuk eshte frike ndaj presioneve te mazhorances por nje skenar i ri ku posti i nenkryetarit te KLD-se do te vazhdoje te kontrollohet nga klani Topi-Spahiu edhe per disa vjet. Nenkryetari i ri propozohet nga Presidenti i Republikes dhe miratohet nga anetaret e KLD-se madje anashkalohet Parlamenti ne kete votim. Duket se Topi nuk do ti propozoje Kuvendit nje emer te ri per zevendesimin e Spahiut i cili ishte zgjedhur nga ligjvenesit por do te operoje menjehere per zevendesimin e tij.

Klanet ne KLD

Nga burime brenda KLD-se thuhet se 11 anetaret te cilet nuk kane poste perjashtohet kryetarja e Gjykates se Larte dhe ministri i Drejtesise jane kandidate te mundshem per nenkryetar. Lufta per influence do te kaloje brenda radheve te Keshillit megjithese ka informacione se shumica e anetareve zoterohet nga klani Spahiu-Topi. Madje emerimet e fundit te anetareve te saj qe vijne nga Konferenca Gjyqesore jane bere me pelqimin e ish-nenkryetarit Spahiu dhe me mbeshtetjen e Presidentit. Megjithate pakica ne Keshill do te drejtohet nga ministri i Drejtesise Eduart Halimi dhe disa nga anetaret e saj te cilet jane emeruar nga Parlamenti kohet e fundit. Aktualisht ne KLD Parlamenti perfaqesohet vetem nga dy anetare te cilet jane Neshat Fana dhe Lefterije Lleshi pasi Kreshnik Spahiu dha doreheqjen. Pjesa tjeter e anetareve kane ardhur nga radhet e gjyqesorit ndersa asnjanes mund te qendroje kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj. Duket se vetem disa ore pas doreheqjes se Spahiut kane filluar zerat per emrat qe do ta zevendesojne madje edhe per klanet qe funksionojne ne KLD te cilat do te mbeshteten nga politika. Presidenti Topi ne nje prononcim te shkurter per doreheqjen e Spahiut tha se do te shpejtoje te gjeje nenkryetarin e ri i cili me shume gjasa do te jete nga radhet e KLD-se. Kjo do te thote se nje nga 11 anetaret e Keshillit eshte kandidat per nenkryetar.

Kandidatet e mundshem

E fillojme nga Dritan Hallunaj. Ish-kryetar i Gjykates se Krimeve te Renda dhe ish-gjyqtar ne Shkoder eshte nje emer i mundshem per postin e nenkryetarit. Ai u emerua se fundmi ne KLD nga Konferenca Gjyqesore. Nje nga emrat qe mund te propozohet nga mazhoranca per nenkryetar eshte Neshat Fana anetar i KLD-se i cili u zgjodh ne kete post nga Parlamenti. Ish-avokati i Kryeministrit Sali Berisha eshte propozuar ne Keshill nga Partia Demokratike.

Nderkohe Dhurata Haveri dhe Shkelqim Miri te ardhur ne KLD nga Konferenca Gjyqesore jane kandidate te mundshem madje kane edhe mbeshtetje duke pare qe moren shume vota nga radhet e gjyqtareve ndoshta te sponsorizuar edhe nga klanet qe funksionojne ne gjyqesor. Nuk perjashtohet si nenkryetar edhe Besnik Imeraj anetar i KLD-se dhe gjyqtar ne Gjykaten e Larte. Me nje karriere te gjate ne drejtesi duke filluar nga vitit 1977 ne hetuesine e Elbasanit dhe me pas ne hetuesine e Tiranes zoti Imeraj eshte nje emer me peshe ne kete gare. Kandidimit te mundshem nuk mund ti mungojne as Ilir Mustafaj e Flamur Kapllani qe perfaqesojne gjykaten me te madhe ne vend ate te Tiranes. Nderkohe listes i shtohet edhe Tritan Hamitaj nga Gjykata e Durresit apo Dritan Caka nga Gjykata e Lushnjes. Lefterije Lleshi anetarja e KLD-se qe ka drejtuar sherbimin juridik ne Kuvendin e Shqiperise mund te jete nje kandidate e mazhorances per nenkryetare te KLD-se. Ne fund te listes por jo nga rendesia eshte Hysen Saliko gjyqtar i Apelit Vlore i zgjedhur ne KLD nga Konferenca Gjyqesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›