Doreheqja e Kryeprokurores Rama dhe zevendesimi i saj
Nje skeme e ngjashme me precedentin Spahiu u perfol edhe per postin e Prokurorit te Pergjithshem. Disa jave me pare qarkulloi nje informacion per nje doreheqje te mundshme te Kryeprokurores Ina Rama te ciles i perfundon mandati ne fund te ketij viti disa kohe pas mbarimit te mandatit te Presidentit. Ne kete menyre zevendesimi do te kryhej nga Presidenti i Republikes Bamir Topi i cili do te propozonte nje emer te ri si kryeprokuror. Megjithate ndryshe nga rasti i nenkryetarit te KLD-se qe anashkalon Kuvendin emri i Kryeprokurorit kalon tek ligjvenesit te cilet vendosin pelqimin ose jo. Zerat per nje doreheqje te tille jane shuar pasi Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ne nje interviste televizive pohoi se do te qendroje ne detyre deri ne fund te mandatit. Ajo tha se do te qendroje ne drejtesi pasi ka mbaruar Shkollen e Magjistratures dhe shpreson ne emerimin ne Gjykaten e Apelit duke perjashtuar mundesine e lojes per emerimin nga Presidenti Topi te nje Kryeprokurori te ri.