E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori rus: Portugalia gabon nëse njeh Kosovën

 

BRUKSEL- Rusia i bën presion Portugalisë për të mos njohur pavarësinë e Kosovës. Ambasadori i Rusisë në Bashkimin Europian Vladimir Chizov tha në Bruksel se një veprim i tillë do të ishte gabim.
 
"Nuk shoh arsye që Portugalia të njohë pavarësinë e Kosovës në këtë moment. Mendoj se do të ishte një gabim, sikur që ishte gabim edhe kur shtetet të tjera vepruan njësoj” tha Chizov.

Sipas të dhënave, por ende jo zyrtare Portugalia është në prang të njohjes së Kosovës, dhe madje, ky vendim mund të bëhet i ditur shumë shpejt. Portugalia konsiderohet si shteti i vetëm i BE-së, i cili nuk ka probleme me pakica brenda territorit të vet, ndërsa ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

(s.g/Telegrafi/ BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›