Kosova temë diskutimi në debatin televiziv Bajden- Pejlin
Çështja e Kosovës është përmendur gjatë debatit televizv mes dy nënpresidentëve Xho Bajden dhe Sarah Pejlin. Pyetjes për ndërhyrjet amerikane në konfliktet në botë, ku përfshihej dhe Bosnja e Kosova, i është përgjigjur vetëm Bajden, ndërsa Pejlin thjesht kritikoi rivalin e saj duke thënë se nuk duhet që një luftë të mbeshtetet dhe tjetra jo
WASHINGTON- Mes çështjeve globale të diskutuara mes dy kandidatëve për nënpresidentë në SHBA, është përmendur edhe Kosova. Pyetjes për Kosovën i është përgjigjur vetëm demokrati Bajden një njohës i mirë i situatës dhe lufrërave në Ballkan. Ndërsa republikania e re, Sarah Pejlin e ka përmbledhur përgjigjen e saj vetëm në nevojën e ndërhyrjes për t’i dhënë fund krizës në Darfur.
Pyetja e moderatores Ifill në debatin e zhvilluar në St Luis të Misurit ishte: “Zoti senator ju keni eksperiencë si një ndërhyrës në vendet kolfiktuale. Keni argumentuar ndërhyrjen në Bosnjë dhe Kosovë, luftën në fillim në Irak e Pakistan dhe tani në Darfur. Por te flasim me këmbë në toke, është diçka që publiku amerikan ka shpatulla për ta përballuar?
Bajden është përgjigjur se ishte i pari që rekomandoi ndërhyrjen në Bosnjë dhe atje u shpëtuan mijëra jetë njerëzish. Ndërsa kujtoi se Mekein kundërshtoi këtë luftë me shumë njerëz të tjerë. “Por në fund ajo funksionoi. Ajo që ne bëmë në Bosnjë është se tani serbët, kroatët dhe boshnjakët jetojnë bashkë, ndërsa të gjithë flisnin se nuk do të funksiononte, pasi ata kishin vrarë njeri-tjetrin prej vitesh. Bajden tha se si në Bosnjë ashtu edhe në Kosovë sot pas ndërhyrjeve ushtarake, qeveritë atje janë të qendrueshme. Më tej ai foli për Irakun, dhe kujtoi se ai kishte votuar për atë ndërhyrje, por shtoi se ishte ai që kishte kërkuar që të veprohej në një linje me OKB-në. Për genocidin në Darfur Bajden u shpeh se ky genocid duhej të ndalej.
Nga ana tjetër kandidatja republikane Sarah Pejlin u fokusua vetëm në kritikat ndaj Bajden që një luftë e mbështet ndërsa një tjetër jo. Sipas analistëve të dy kandidatet kryesorë për presidentë Barak Obama dhe Xhon Mekein kanë politika shumë të perafërta për Ballkanin.
(s.g/BalkanWeb)