Ambasadori spanjoll: Do mundohem të sjell kombëtaren në Tiranë për 100 vjetorin e Pavarësisë
Ambasadori spanjoll në Tiranë, Rafael Tormo Perez, ka deklaruar se ka do bëjë përpjekje për të sjellë në Tiranë kombëtaren spanjolle për 100 vjetorin e Pavarësisë. Ambasadori ka folur për Shekulli, ku ka rrëfyer natën kur spanjollët u shpallën kampionë të Europës. Ai tha se është pak supersticioz dhe e ka ndjekur ndeshjen me një rreth të kufizuar njerëzish, por pastaj kur ndeshja mori tjetër rrjedhë, ai nisi një festë. Ambasadori nuk e fsheh pak zhgënjimin që në Shqipëri ka shumë pak tifozë të Spanjës, por thotë se i pëlqen fakti që Italia e Shqipëria janë kaq të lidhura. Ai thotë se është pak e komplikuar që kombëtarja spanjolle të vijë në Shqipëri për 100 vjetorin e Pavarësisë, por ai do bëjë përpjekjet e tij pasi e di që shqiptarët kanë një pasion të madh për futbollin.