E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori spanjoll Montobio shprehet se BE i ka dyert të hapura për Ballkanin Perëndimor

Në konferencën e ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor ka qenë pjesëmarrës edhe ambasadori Spanjoll në Shqipëri Montobio, i cili e ka cilësuar një arritje të Ballkanit Perëndimor mbajtjen e kësaj konference, ku në thelb trajtohet bashkëpunimi i këtyre vendeve për të luftuar krimin e organizuar, trafikun ndërshtetëror etj.
Sipas ambasadorit Spanjoll bashkëpunimi mes vendeve të rajonit duhet të jetë më i sigurt dhe këtë siguri duhet ta arrijnë vendet e rajonit, ndërsa BE nga ana e saj do të mbështesë të gjitha iniciativat për integrim të këtyre vendeve.
“Ne përballemi me planin e veprimit europian, atë të doganave dhe të instrumenteve të tjera, çështjet rajonale janë kyçe për BE, në përpjekje për të minimizuar krimin e organizuar. Ju po drejtoni këtë zonë të sigurisë dhe të drejtave themelore, Europa është shumë e ndërgjegjshme, për hapat që duhet të marrë për Ballkanin Perëndimor, si liberalizimin e vizave dhe futjen në zonën “Schengen”.
Montobio tha se, rajoni ka bërë përpjeke të dukshme për të minimizuar krimin e organizuar dhe për këtë BE është koshiente, prandaj edhe dyert e saj do të jenë të hapura për këto shtete.
“Evropa është e sigurt që ky rajon ka bërë hapa përpara, jemi të sigurt që ju do të doni ta ndani me ne këtë zhvillim, jam i sigurt që ju presim në Evropë, pra në BE”, deklaroi Montobio.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›