E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Po sulmoni integrimin e vendit

Deputetët e Kuvendit rikonfirmuan 18 marsin si datën e shqyrtimit të nismave të propozuara nga opozita. Kuvendi miratoi me 125 vota pro kalimin me procedurë të përshpejtuar të propozimit të Partisë Socialiste. Gjithsesi, megjithe koncesionin e mazhorances, serish socialistet refuzuan te votojne projektligjin për Gjykatën Administrative, duke u shprehur se ishin të pranishëm në sallë vetëm për të votuar nismat e propozuara prej tyre dhe se s’kishin urdhër nga Edi Rama per nje konsensus te tille.


Mazhoranca i kërkon “fytyrës së vrerosur” të PS që provat e pretenduara t’i dërgojë në Prokurori


Pas nxjerrjes së disa kartave nga ana e zotit Ruci në Parlament, sipas tij të falsifikuara dhe të shumëfishuara, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Berisha. Kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë provë si pseudo fakt, për të cilin Ruci duhet ti drejtohet prokurorisë. “Pashë z. Ruci që nxorri disa karta, a ishin patenta, apo falsifikimie të kartave të identitetit këtë nuk e di, por ajo cka i them z. Ruci se meëqë kryesoni grupin parlamentar të PS, të gjitha këto prova, i paraqisni në prokurori” - u shpreh Berisha. Sipas kryeministrit sistemi të cilin po vë në dyshim zoti Ruci, është një nga sistemiet më të sigurta me nivelin më të lartë teknologjik, me të cilin shqiptarët iu drejtuar KE. “Sistemi në fjalë është një nga më të sigurtët, paraqitja e pseudo fakteve ka për qëllim të nxisë një system që është në nivelin më të lartë teknologjik, nuk duhet të luhet në asnjë rast me cështjen e vizave, zotëri i nderuar, mundësisht i dorëzoni në prokurori për të vërtetuar që nuk keni qëllim të nxini sistemin me të cilët shqiptarët janë paraqitur përpara KE” - nënvizoi Berisha. Ndërsa duke folur në lidhje me propozimet e PS, për të votuar në një ditë edhe ligjin edhe komisionin, Berisha ka theksuar se një gjë e tillë është e pamundur. “A e kuptoni zoterinj që keni 6 muajtëe ngujuar në kuti, ku i thoni qytetarëve që doni të dilni nga kutia, ndërsa tani doni ligjin, thojini shqiptarëve ku ishit ju në kohën që kërkoni këto gjera, cfarë keni sjellë, a ekziston në historinë e botës që të sillet ligji dhe komisioni në një ditë? Pra nuk mund të pranohen të dyja kërkesat së bashku. Të hyjë në fuqi ligji, nuk është faji ynë nëse digjet koha e komisionit” - theksoi kryetari i mazhorancës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›