Bode: Prioriteti i qeverisë, ulja e borxhit publik. Fullani: Do ndikonte në rritjen ekonomike të Shqipërisë

Në seminarin me temë “Shqipëria, mbajtja e stabilitetit makroekonomik” e organizuar sot në Tiranë nga Fondi Monetar Ndëkombëtar, ministri i Financave Ridvan Bode, deklaroi se politika kryesore e qeverisë gjatë 2010-ës, në fushën ekonomike do jetë ulja e borxhit publik. Bode u shpreh se rritja e borxhit publik ka qenë e ulët në krahasim me vendet e eurozones, dhe kjo deshmon stabilitet e qëndrueshmëri makroekonomike afatgjatë që ka pasur Shqipëria. “Po të bëhen krahasimet me ekonomitë e vendeve në rajon nuk është koha për të thënë se efektet e krizës globale në ekonominë shqiptare ishin minimale. Nuk është koha për të krahasuar se ne në tre vite kemi rritur borxhin publik vec 5 % kur eurozona e ka rritur 22 %, të cilat dëshmojnë atë që thamë më parë produktin e një stabiliteti e qëndrueshmërie makroekonomike afatgjatë që ka pasur Shqipiëria është prioritet i qeverisë dhe ne krahasim me eurozonen borxhi publik në tre vitet e fundit është rritur vetëm 5 %”, tha ai. Bode vuri në dukje se ekonomia shqiptare i rezistoi goditjeve të krizës dhe se vendi ynë ka stabilitet makroekonomik. Megjithatë Bode nënvizoi se është koha për të marrë masat e nevojshme dhe se prioritet i qeverise është ulja e këtij borxhi. “është koha që mbi këtë bazë të marrim masat e nevojshme për të tentuar për të synuar një ekuilibër të ri makroekonomik me parametra më të përshtatshëm. është koha që ekonomia shqiptare të mund të përfitojë nga zhvillimet ekonomike globale për të mundësuar një ripozicionim më të mirë në kuadër të ekonomisë rajonale dhe asaj globale, përmes ndërmarrjes politike emergjente energjike të ristabilizimit makroekonomik të vendit. Ne i kemi të njohur tashmë se problemet që kanë të bëjnë me borxhin publik edhe pse në kuadër e zhvillimeve më të fundit nuk do nxjerrin Shqipërinë si vendin më problematik do persistojë në të ardhmen si një nga objektivat kryesore rreth të ciles duhet të sillen gjithë ndërhyrjet dhe aksionet makroekonomike në ekonominë shqiptare”, deklaroi ministri i Financave Ridvan Bode. Në seminar ishin të pranishëm ndër të tjerë shefi i Misionit të FMN-së në Shqipëri, Gerëin Bell dhe ministri i Financave Ridvan Bode dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Bell tha se Shqipëria ka qenë një ndër të paktat vende që i ka rezistuar krizës ekonomike ndërkombëtare dhe sugjeroi ndërmarrjen e politikave efiçente në përmirësimin e defiçitit publik. Edhe guvernatori Ardian Fullani bëri apel qeverisë se borxhi publik nuk duhet rritur. Sipas Fullanit duhet strategji për uljen e tij, pasi ulja do ndikonte në ekonomine vendase dhe i bën thirrje qeverisë për kufizim të shpenzimeve sipas të ardhurave.
...