E Hënë, 2 Nëntor 2026

Edvini, vazhdon ta konsiderojë Kuvendin si Motel rrugësh, lejon deputetët të marrin pjesë vetëm në përfundim të seancës

LSI: Vendi ka nevojë për reforma dhe jo të dëgjojë refrenin e “Ruzhdies” së Edi Ramës


Kryesocialisti në detyrë, Edvin Kristaq Rama, duket se s’ka për të hequr dorë nga përdorimi i Kuvendit të Shqipërisë, si shtojcë të interesave të tij, duke hyrë dhe dalë sa herë t’i teket atij dhe ylberistëve të tjerë. Megjithëse ka paralajmëruar për marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin, Edvini vendosi sot në mbledhjen e grupit parlamentar ylberist, pjesëmarrjen në seancë, por vetëm në përfundim të saj, kohë në të cilën është programuar edhe diskutimi i nismës ligjore të PS. Ata do të kërkojnë vetëm të diskutojnë për kalendarin javor, me qëllim për të futur dy nismat e PS për hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Pas betimit një seancë më parë, kjo është hera e dytë që deputetët socialistë shkelin në Kuvend pas bojkotit disa mujor që i bënë punimeve të Kuvendit. Parlamenti do të mblidhet në seancë pasditen e sotme, ndërsa nuk dihej nese Partia Socialiste do të jetë e pranishme me deputetet e saj në sallën e seancave plenare, por edhe pas vendimit të mesditës nga ana e grupit parlamentar ylberist, Kuvendi vazhdon të trajtohet si Motel rrugës nga klika ylberiste e Edvin Kristaq Ramës. Sot mazhoranca ka vendosur në kalendar si pikën e parë të rendit të ditës miratimin e projektligjit për ngritjen e gjykatës administrative, një iniciativë që ka mbetur e pamiratuar për shkak të mungesës së kuorumit të 84 votave në Parlament. Pas bërjes së betimit të deputetëve të opozitës, mazhoranca e konsideron miratimin e këtij ligji, të kërkuar me ngulm nga biznesi, si një provë për opozitën, edhe për shkak se gjykata administrative është një kusht ende i paplotësuar për liberalizimin e vizave. Megjithatë, ende nuk dihet nëse deputetët ylberistë do të jenë në sallë për të ngritur kartonat, për miratimin e Gjykatës Administrative, pasi siç është planifikuar sot në selinë ylberiste, deputetët socialistë do të jenë të pranishëm vetëm për diskutimin e nismave që kanë të bëjnë me hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.


Reagon LSI/Vendi ka nevojë për reforma dhe jo të dëgjojë refrenin e “Ruzhdies” së Edi Ramës

Pas vendimit të PS për të marrë pjesë pjesërisht në seancën e sotme parlamentare, ka ardhur reagimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, përmes sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun, Luan Rama. Ai u shpreh se vendi ka nevojë për një funksionalitet të plotë institucional dhe jo të dëgjojë refrenin e këngës së Rushdies.
Ai theksoi se procesi kompleks i reformave integruese dhe europianizues të vendit ka nevojë për angazhimin dhe kontributin e të gjithë aktorëve politikë parlamentarë, pra domosodoshmërisht edhe për Partinë Socialiste dhe rolin e saj si opozitë e votuar.
“Debati i pavend nën refrenin e Rushdies dhe retorika boshe që e shoqëron atë dëshmojnë edhe një herë se sa refraktar dhe inkoherent është qëndrimi i lidershipit socialist, i cili i vënë tërësisht nën tutelën e interesave të ngushta të Kryetarit josocialist të Partisë Socialiste, po përpiqet që pasi e transferoi krizën e kryetarit në Partinë Socialiste, ta transferoje atë edhe në institucionet legjitime të vendit”, u shpreh zyrtari i lartë i LSI, Luan Rama.
Sipas tij vendi ka nevojë për reforma që përshpejtojnë procesin e integrimit europian dhe për pjesëmarrje ne institucionet politikbërëse.
Ai shtoi gjithashtu se vendi ka nevojë për kontribute që e ndihmojnë dhe jo qe e pengojnë procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›