E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Kërkesat s’kanë bazë ligjore, PS është turrur kundër zgjedhjeve më të mira në histori

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, reagon ndaj kërkesave të panegociueshme të Partisë Socialiste lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Kryetarja e Kuvendit, i cilësoi ato si absurde, ndërsa sqaroi shqiptarët se opozita është turrur kundër zgjedhjeve dhe institucioneve ligjore, pavarësisht se ato përmbushën standardet e ndërkombëtarëve. Në hapje të punimeve të seancës së sotme të Kuvendit, pa praninë e opozitës, kryetarja e Kuvendit deklaroi edhe njëherë se kërkesat e Partisë Socialiste për amendime në Kodin Zgjedhor dhe krijimin e komisionit parlamentar për hapjen e kutive, janë pa baza kushtetuese. “është hera e parë që përballem me një situatë absurde prej sa kohë që jam në politikë. Kërkesat e Partisë Socialiste janë antikushtetuese dhe me detyrën që më ngarkon ligji mund t’i ktheja të dyja ato nisma, por nuk e bëra këtë vetëm për të respektuar opozitën”, tha Topalli. Ajo shtoi se është e paimagjinueshme që kjo situatë të ndodhë në 2010. “Nuk kam dëgjuar kurrë në ndonjë vend të botës që këtu për herë të parë ndodhin zgjedhje të lira të ndershme, të turren kundra këtyre zgjedhjeve”, tha më tej kryeparlamentarja, Jozefina Topalli. Ajo shtoi se seanca plenare do të caktojë datën për iniciativë të përshpejtuar për draftin që opozita ka dërguar në Parlament, ndërsa dha garanci të plotë se komisioni i ligjeve do të fillojë nga puna për t’i shqyrtuar këto kërkesa javën e ardhshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›