Fazlliç, eksperti i SHBA: Shitja e firmave fiktive, pastrim parash
Profesor Gurule ka qenë pjesë e një trajnimi me prokurorët e Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës, sektor ky që po heton çështjen “Fazlliç”. Profesor Gurule ka punuar si nënsekretar i Departamentit të Thesarit gjatë administratës së presidentit Bush dhe si zëvendësprokuror i përgjithshëm i SHBA-së, por me ftesë të OPDAT-it ka ardhur në Shqipëri për një trajnim tre orësh me prokurorët shqiptarë e oficerët e policisë gjyqësore që punojnë pranë njësisë së Task-Forcës për të luftuar pastrimin e parave, korrupsionin dhe krimin e organizuar financiar. “Ajo që më la më shumë përshtypje në takimet dhe bisedat me anëtarët e Task Forcës ishte që e kuptojnë rëndësinë që ka ndjekja e parasë. E kuptojnë sa shumë vlerë ka të ndjekësh shtegun që ndjek paraja, kapjen e aseteve të pastruesve dhe konfiskimin e tyre nga shteti. Për sa i përket trajnimit, nuk ka dyshim që hetimet e rasteve të pastrimit të parave janë më të vështirat nga të gjitha hetimet kriminale. Ato kërkojnë një mendësi të caktuar, kërkojnë trajnim të posaçëm, kërkojnë aftësinë për të analizuar regjistra financiare, të dhënat kompjuterike, për të lidhur bashkë modele transaksionesh mes bankave në Tiranë si dhe bankat e huaja. Është një punë shumë e vështirë”-u shpreh Gurule, duke zbardhur pak detaje nga seminari i tij me efektivët e njësisë së task-forcës, që sipas tij, duhet punuar shumë për të zbardhur këto veprime kriminale të pastrimit të parave.
Nga ana tjetër, Gurule ka qenë i pranishëm në mesazhin e drejtpërdrejtë të ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, John Withers, i cili kërkoi që qeveria të ndalte sulmet ndaj Prokurorisë dhe Prokurores së Përgjithshme të Republikës. Dosja “Fazlliç” e ka vendosur organin e akuzës në një situatë presioni, gjatë javëve të kaluara, ku hetuesit e të shpallurit si mik i kryeministrit Berisha janë sulmuar me ndjekje penale nga Ministria e Brendshme dhe me kontrolle të befta nga Ministria e Drejtësisë.
Dy avokatët amerikanë kanë kërkuar që politika të qëndrojë jashtë çështjes “Fazlliç”
Avokatët e Fazlliç: Kemi besim tek prokuroria shqiptare
TIRANË – Avokatët amerikanë të biznesmenit serbo -boshnjak, Damir Fazlliç kanë kërkuar që politika të qëndrojë jashtë çështjes “Fazlliç”.Në një prononcim për mediat shqiptare, përfaqësuesit e ardhur nga Washingtoni, Andreë Corcorn dhe Eduard Ross kanë deklaruar se kanë ardhur në Shqipëri për të mbrojtur interesat e klientit të tyre dhe se po shqyrtojnë me hollësi akuzat e ngritura nga Prokuroria shqiptare. “Kemi ardhur në Shqipëri për t’u njohur me këto akuza, të cilat zoti Fazlliç i ka marrë me shumë seriozitet. Gjatë katër ditëve, ne kemi mbledhur dokumente të nevojshme dhe jemi takuar me një sërë individësh. Na u dha gjithashtu mundësia për t’u takuar këtu në Tiranë me prokurorët e caktuar për të hetuar akuzat e publikuara nga media shqiptare gjatë këtyre ditëve”, -janë shprehur avokatët. Avokatët e Fazlliç kanë refuzuar t’i përgjigjen pyetjes për fondet me të cilat është blerë toka në Porto Romano apo për transfertën bankare prej 1.7 milionë euro që Fazlliç ka bërë me shitjen e kompanisë “Crown Acquisition” në një tjetër kompani të tij. Gjithashtu, ata kanë shprehur një frymë bashkëpunimi me Prokurorinë, ku nuk kanë munguar konsideratat për prokurorët e kësaj çështjeje, duke i cilësuar ata si të sjellshëm dhe profesionistë. “Ata na garantuan një proces te bazuar në prova e fakte dhe ne kemi besim se prokurorët shqiptarë do punojnë me drejtësi”, theksuan mbrojtësit ligjorë të biznesmenit serbo – boshnjak. G.Çobo
ROMPETROL
Parku Energjitik, Fazlliç zotëron 40 % të aksioneve
TIRANË- Në janar të vitit 2005, “Rompetrol Group” rezulton të ketë blerë disa hektarë tokë në Porto Romano për të ndërtuar një impiant gjigant të depozitimit të naftës. Në kohën që Lulzim Basha ishte ministër i Transporteve, kunati i tij administronte kompaninë “ Croën Acquisitions” të Damir Fazlliçit. Siç rezulton në dokumentet hipotekore, Fazlliç ka blerë disa hektarë tokë në Porto Romano në emër të kompanisë “Croën Acquisitions”, edhe pse kjo kompani rezulton ligjërisht e shitur tek“Altaria Research Limited” , që Fazlliç deklaroi që është kompani e tij në Qipro. Administratore e kompanisë qipriote është avokatja Flutura Kola, bashkëpronare në studio me Argita Berishën.Por nga dokumentet rezulton se kjo nuk është pasuria e vetme e Damir Fazlliçit në Porto Romano. Kompania “Kelena LTD”e cila përfaqësohet nga Damir Fazlliç, si aksionere 40 për qind e “Rompetrol-it” që në janar të vitit 2005 ka blerë sipërfaqe të konsiderueshme tokash në zonën e kontaminuar. Pra nga ajo sa rezultonnë Porto Romano deri tani kemi dy kompani që janë të njëjtët njerëz, “Croën Acquisitions”, me pronar “Altaria Research Limited” dhe “Rompetrol Albania” sh. a., me ortak “Kelena LTD” dhe “Rompetrol Grup NV”. Në të dyja rastet i përfshirë është Fazlliç.