Ambasadori ukrainas në SHBA emërohet ministër
Kiev- Presidenti ukrainas Viktor Jushçenko propozoi ambasadorin e Ukrainës në SHBA për postin e ministrit të ri të Jashtëm, pasi paraardhësi i tij u shkarkua pas një mosmarrëveshje me kryeministren Timoshenko. Zyra e shtypit pranë presidentit deklaroi se kandidatura e Oleh Shamshur do t'i paraqitet parlamentit për miratim. Mbetet ende paqartë se kur parlamenti do diskutojë lidhur me kandidaturën e Shamshur, 53 vjeç, dhe nëse do të arrinte të fitonte mbështetjen e duhur në institucionin e përçarë.
Në bazë të kushtetutës së Ukrainës, posti i ministrit të Jashtëm është një nga postet e kabinetit të propozuar drejtpërdrejtë nga presidenti. Një reformim i kabinetit është pritur të realizohet duke patur parasysh që posti i ministrit të Financave është ende vakant.
Diplomat në karierë, Shamshur, ka mbajtur më parë edhe postin e zëvendëskryeministrit dhe të shefit të ministrisë për çështjet e BE-së.