E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Bisedime , pasi Beogradi të njohë Kosovën

Prishtinë-Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi tha se Kuvendi i Kosovës do të vendosë nëse do të ketë bisedime me Beogradin, por sipas tij, këto bisedime do të zhvillohen vetëm atëherë kur Serbia të njoh Kosovën si shtet, për të biseduar në interesa të përbashkëta. Kryetari i Kuvendit Krasniqi theksoi se deklarimet e fundit të zyrtarëve serbë se çështja e statusit të Kosovës është ende në tavolinën e bisedimeve tregojnë se politika serb nuk ka ndryshuar në raport me Kosovën. Krasniqi ripërsëriti qëndrimin e institucioneve të Kosovës se pavarësia nuk është proces që mund të kthehet.

Kryeparlamentari i bëri këto komente pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit në të cilën u shqyrtua programi vjetor i legjislativit. Kryesia e Kuvendit poa shtu mori vendim për themelimin e Grupit të Miqësisë, Kosovë-Francë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›