Bugajski: UNMIK të largohet nga Kosova

"UNMIK duhet të largohet përfundimisht nga Kosova dhe EULEX duhet të marrë përgjegjësitë sipas planit Ahtisari". Deklarata është bërë nga drejtori i Qendrës për Studime Strategjike dhe ndërkombëtare në Uashington, Janush Bugajski. Sipas tij, në Kosovë duhet të ketë shtet të decentralizuar, ndërsa institucionet qëndrore duhet të kontrollojnë të gjithë territorin.
Bugajski është shprehur se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë trysni ndaj Beogradit për të pranuar realitetin e ri në Kosovë.