E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama bllokon pagimin e shpërblimeve

Presidenti Obama e ka përshkruar si skandaloze pagesën e shumave të mëdha të parave si shpërblim të disa prej punonjësve të firmës amerikane të sigurimeve AIG. Kompania ka marrë rreth 180 miliardë dollarë ndihmë nga qeveria për t'i shpëtuar falimentimit. Obama i ka kërkuar Sekretarit të tij të Thesarit, Timothy Geithner, të marrë të gjitha masat ligjore për ta bllokuar pagimin e shpërblimeve. "Kjo është një korporatë që e gjen veten në vështirësi financiare për shkak të pakujdesisë dhe lakmisë," tha ai dhe shtoi se në rrethana të tilla, ishtë e vështirë të kuptohej premtimi i shpërblimeve. Drejtori i kompanisë, i emëruar nga qeveria, Edward Liddy, ka thënë se AIG nuk ka patur zgjidhje tjetër, por t'i paguante shpërblimet sepse pagesa e tyre ishte e detyrueshme me ligj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›