Bugajski: UNMIK te largohet përfundimisht nga Kosova

Uashington, 17 mars, 12:20, NOA - Drejtori i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, Janusz Bugajski ka deklaruar se UNMIK-u duhet të largohet përfundimisht nga Kosova dhe EULEX-i duhet të marrë përgjegjësitë sipas planit Ahtisaari.
“Në Kosovë duhet të ketë shtet të decentralizuar, ndërsa institucionet qendrore duhet të kontrollojnë të gjithë territorin”, ka thënë Bugajski, në një intervistë për Radio Kosovën.
Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë trysni ndaj Beogradit për të pranuar realitetin e ri në Kosovë.
NOA