E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritje ekonomike do perjetoje vetem Kina, Lituania dhe Armenia

Shkup, 17 mars, 11:42, NOA - Ekonomitë e gjashtë vendeve nga bota do të shënojnë rritje ekonomike për 5 vitet e ardhshme, ndër të cilët janë Armenia, Lituania dhe Kina .

Nga gjithsej 115 vende që pretendojnë rritje ekonomike, Maqedonia është në vendin e 60, që gjithashtu pretendon rritje ekonomike, në një periudhë kur bota është përfshirë në krizën globale botërore. Ndërkohë, të gjitha vendet fqinje sipas Global Property Guide do të shënojnë rritje ekonomike, më të lartë se Maqedonia.

Instituti Vjenezë për Ekonomi kohë më parë paralajmëroi se recesioni që përfshiu edhe Maqedoninë, vështirë se do të mundësohet që të shënohet rritje ekonomike.

Një pjesë e ekspertëve për çështje ekonomike sugjerojnë që tani kur Maqedonia po e ndjenë krizën, për të ulur rreziku për ekonominë, e nevojshme është që të zvogëlohet buxheti prej 2,7 miliardë euro, me ç`rast qeveria të heq dorë nga një pjesë e harxhimeve të parapara.

NOA-INA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›