Serbia po manipulon me serbët në Kosovë

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka akuzuar politikën shtetërore të Serbisë se po manipulon me serbët në Kosovë. Në një intervistë,për televizionin "Vijesti" Çeku është shprehur se nuk është i lumtur që një pjesë e komunitetit serb është larguar nga Kosova, dhe ka shtuar se sot, shqiptarët dhe serbët nuk jetojnë pranë njëri-tjetrit për shkak të politikës shtetërore të Beogradit. "Beogradi edhe më tutje po manipulon me serbët në Kosovë, dhe nuk i lejon t'i njohin institucionet e Kosovës, por i detyron ata që institucionet e Kosovës t'i konsiderojnë jolegjitime", ka thënë ai. Çeku ka shprehur mendimin e tij se, me pavarësinë e Kosovës ka marrë fund kapitulli i ridefinimit të kufijve dhe se kjo nuk do të ndodhë kurrë më në Ballkan.