E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, fluks i madh emigrantesh ne port

Festat e fundvitit popullojne pikat kufitare te vendit tone nga ku kane hyre dhe pritet te hyjne mijera emigrante qe punojne dhe jetojne ne vendet fqinje.

Gjate oreve te para te mengjesit ne Portin e Durresit eshte vene re prania e madhe e emigranteve qe hyjne ne token meme. Sipas te dhenave te kapitenerise se portit, pritet qe gjate oreve ne vazhdim te kete nje fluks te madh hyrjesh.

6 mije emigrante dhe rreth 3 mije makina mendohet te kalojne kufirin gjate oreve te ardhshme, shifer kjo rekord per kete pike hyrjeje. Nderkohe, behet me dije se gjate 24 oreve te fundit kane mberritur rreth 3 mije bashkekombas.


Fluks i madh emigrantesh eshte vene re edhe ne pikat kufitare te Kapshtices dhe Kakavijes qe lidhin vendin tone me Greqine.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›