E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jo te Bolonja, edhe sikur ta merrte Taçi"

 

Në media u fol se nëse biznesmeni Rezart Taçi do të merrte Bolonjën, Bogdani do të transferohej te ajo skuadër. Por, sulmuesi i Kievos e hodhi kategorikisht poshtë këtë mundësi "Jo kjo nuk është aspak e vërtetë. Kam pasur negociata me Barin dhe me shumë ekipe të tjera, por trajneri i Kievos, Di Karlo theksoi se unë jam pjesë e ekipit. Kam edhe një vit kontratë me klubin veronez. Do të largohem prej aty vetëm nëse Kievo blen një sulmues tjetër, gjë që është shumë e vështirë duke parë situatën aktuale në merkato. Trajneri më sheh si titullar edhe për sezonin e ri dhe shpreson që unë të përsëris formën e treguar në nëntë ndeshjet e fundit të kampionatit të kaluar", ka pohuar Bogdani, të cilit realisht i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni me skuadrën e Kievos.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›