Elbasan, digjet transformatori, 20 mijë banorë pa energji
ELBASAN- Pëson difekt të rëndë transformatori i Kajanit në Elbasan. Si shkak i këtij difekti e gjithë zona e Dumresë me rreth 20 mijë banorë është pa energji elektrike.
Defekti në transformatorin 560 KVA (kilovolt amper) ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes duke e lënë në errësirë totale të gjithë zonën e Dumresë, duke përjashtuar qytezën e Belshit e cila merr energji nga një tjetër linjë.
Mësohet se transformatori është i vitit 1971, në gjendje të amortizuar dhe mendohet se ky ka qenë shkaku i defektit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e ndërhyrjes për të bërë të mundur rikthimin e energjisë.
(e.n/News24/BalkanWeb)