Ambasadorja britanike: Mediat të raportojnë lirisht
Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIlwham, me rastin e ditës botërore të lirisë së medias, është shprehur se kjo e fundit duhet të lihet që të raportojë e lirë.
Liria e të shprehurit është një shtyllë themelore e çdo demokracie. Gazetarët, blogerët, media, dhe individët duhet të lejohen të veprojnë dhe të shprehen lirisht, në mënyrë të sigurtë dhe pa presion, ka thënë ambasadorja britanike.
Më pas ajo vazhdon se, profesionistët e medias i kane borxh publikut të tyre për të raportuar ngjarjet në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi, për të informuar dhe për të mundësuar debatin publik për të kuptuar çështjet, për të sfiduar qeveritë dhe udhëheqësit e tyre politikë dhe të marrin vendime të informuara. Kjo është edhe më e rëndësishme gjatë kësaj periudhe zgjedhore”.
Apeli i ambasadores britanike bëhet në një kohë delikate për mediat shqiptare, të cilat gjatë kësaj fushate nuk kanë qenë të lira për të bërë punën e tyre në rastin e transmetimit të fushatës së kandidatit të Mazhorancës, Lulzim Basha. Ky i fundit nuk njofton dhe nuk lejon asnjë gazetar që të jetë i pranishëm gjatë takimeve të tij elektorale.