Ambasadorja britanike: “Plotësimi i standardeve në zgjedhje, kusht për Shqipërinë”
Nis punën grupi i parë i vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it. 2500 vëzhgues pritet të monitorojnë procesin e votimit
Luis Tanushi
Kryesuesja e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it, Odrei Gluver, deklaroi dje në Tiranë se i gjithë procesi zgjedhor do të vëzhgohet me kujdes nga monitoruesit. Ajo ka theksuar domosdoshmërinë e plotësimit të standardeve të kërkuara nga ndërkombëtarët gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ambasadorja britanike e ka cilësuar mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri si një kusht për proceset integruese të vendit tonë. Gluver, gjatë fjalës së saj, bëri të ditur se procesi i monitorimit tashmë ka nisur dhe se vëzhguesit e OSBE-ODIHR-it po monitorojnë procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti.
Deklarata
Kryesuesja e misionit të vëzhguesve, gjatë një konference për shtyp dje në Tiranë, theksoi domosdoshmërinë e përmbushjes së standardeve në zhvillimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ajo bëri të ditur se zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në përputhje me rekomandimet e ndërkombëtarëve, veçanërisht zyrës së OSBE-ODHIR-it, është një kusht që Shqipëria duhet të përmbushë për të vazhduar procesin integrues në BE. “Realizimi i zgjedhjeve sipas standardeve është kusht i fortë i ndërkombëtarëve për Shqipërinë” – tha ambasadorja britanike. Gluver, në emër të OSBE-së ka bërë thirrje që qytetarët shqiptarë të aplikojnë për të marrë kartën e identitetit. Sipas saj, pajisja e qytetarëve me karta identiteti përbën kusht për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “ODHIR-i ka këshilluar që qytetarët të pajisen me kartat e identiteti. Ne do ta ndjekim me shumë kujdes procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti. Madje ky proces është në vëmendjen tonë të veçantë”, - është shprehur diplomatja Gluver.
Vëzhgimi
Kryesuesja e misionit të vëzhguesve, Gluver, gjithashtu bëri të ditur se misioni do të ndjekë të gjitha fazat e fushatës elektorale. Sipas saj, OSBE-ODIHR-i do të ndjekë procesin e parapërgatitjes së infrastrukturës zgjedhore dhe procesin e votimit më 28 qershor. Një detyrë tjetër me të cilën do të merren vëzhguesit e OSBE-ODIHR-it do të jetë monitorimi i medias. Monitoruesit ndërkombëtarë do të vëzhgojnë edhe rolin e medias në pasqyrimin e fushatës për të gjitha partitë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it do të nxjerrë katër raporte për ecurinë e procesit zgjedhor. Tre prej tyre do të jenë raporte paraprake, ndërsa në përfundim të procesit do të dalë me një raport përfundimtar. Një raport do të jetë për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Raporti i dytë do të flasë për pajisjen e zgjedhësve me karta identiteti dhe në raportin e tretë do të dalë për respektimin e heshtjes zgjedhore. Në përfundim të zgjedhjeve misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it do të dalë me një raport përfundimtar. Në këtë raport do të jepet vlerësimi përfundimtar për ecurinë e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Misioni përbëhet nga 14 ekspertë ndërkombëtarë dhe nga 26 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të dërgohen në të gjithë vendin. Ditën e zgjedhjeve OSBE-ODIHR-i do të kërkojë edhe 400 vëzhgues të tjerë afatshkurtër, të cilët do të merren me monitorimin e ditës së zgjedhjeve.
Pak ditë më parë, edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit akreditoi në KQZ 124 vëzhgues. Numri i vëzhguesve të KSHH-së, që do të monitorojnë zgjedhjet, do të shkojë në 150. Bashkërisht pritet që organizatat vendore të angazhojnë 2500 vëzhgues vendas, që do të mbështeten nga USAID-i. Kodi Zgjedhor nuk ka përcaktuar numër kufizues për vëzhguesit që do të shërbejnë për monitorim. Këta vëzhgues duhet vetëm të plotësojnë kriteret që përcaktohen në Kodin Zgjedhor. Kodi Zgjedhor nuk ka vendosur asnjë numër kufizues për numrin e organizatave dhe të vëzhguesve që do të marrin pjesë për monitorimin e zgjedhjeve.
Karriera e znj. Gluver
Monitorimi i zgjedhjeve në Shqipëri, si në SHBA
Ambasadorja e Britanisë në Shqipëri, Odrei Gluver, e cila kryeson misionin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it në vendin tonë, ka kryesuar grupin e vëzhguesve të zgjedhjeve të fundit presidenciale që janë mbajtur në SHBA. Diplomatja britanike Gluver më parë ka punuar si përfaqësuese në Komisionin Europian dhe Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. Nga viti 1998 deri në vitin 2003 ajo ka drejtuar delegacionin britanik në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara. Gluver ka drejtuar misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Bjellorusi gjatë vitit 2004, në Kazakistan gjatë vitit 2005, në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në vitin 2006 dhe në Ukrainë gjatë vitit 2007. Ajo ka punuar në Bagdad si këshilltare për të drejtat e njeriut pranë autoritetit të përkohshëm të Irakut dhe Ministrisë irakiane për të Drejtat e Njeriut në vitet 2004, 2005 dhe 2006. Kryetarja e misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it deklaroi se zbatimi i rekomandimeve të ndërkombëtarëve për zgjedhjet është po aq i rëndësishëm sa edhe zbatimi i ligjit.
9 Maj 2009