E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: “Do t’i trefishojmë investimet në Tepelenë”



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në turin me gratë për një Shqipëri që po ndryshon u ndal në Tepelenë në një takim me zonja, nëna e të reja të këtij qyteti. Duke ju drejtuar nënave dhe vajzave të Tepelenës, kryetarja e Kuvendit, ndër të tjera, tha gratë kanë një gjuhë të përbashkët me njëra-tjetrën. “Unë dëgjova për shifra dhe investime të rëndësishme që janë bërë në Tepelenë, janë bërë shumë më shumë seç janë bërë vite më përpara. Shumë mirë që janë bërë. Më shumë do të bëhen. Ju them juve zonja se në mandatin e ardhshëm Tepelena do të ketë trefishin e këtyre investimeve, do të ketë më shumë para për të lidhur lagje të tjera me rrugë të tjera dhe për ta bërë Tepelenën ashtu siç e ka emrin të madh, për të cilën ju jeni krenarë, të gjithë shqiptarët janë krenarë, për ta bërë Tepelenën me mirëqenie më të madhe, edhe më moderne, edhe më të bukur”, - është shprehur Topalli.

PD-ja sulmon Ballën e Braçen dhe dënon trafikun e drogës

Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, ndërsa ka dënuar dje trafikimin e drogës nga ish-diplomati shqiptar, ka sulmuar ashpër dy deputetë të PS-së, Erion Braçen dhe Taulant Ballën. Mëhilli, në emër të PD-së, i ka akuzuar dy deputetët e PS-së për lidhje me krimin. “Dy zëdhënësit e Ramës, Taulant Balla, i faktuar si trafikant qeniesh njerëzore, si dhe Erion Braçe, i faktuar si asistent i Dondollakut, por dhe i Kadriovskit, duke shfrytëzuar aktin kriminal të punonjësit të Ambasadës Shqiptare në Shkup u vërsulën me tërbim kundër diplomacisë shqiptare. Partia Demokratike dënoi aktin e diplomatit të Ambasadës sonë në Shkup dhe kërkoi që Drejtësia t’i japë dënimin më maksimal. Mëhilli kërkoi nga Drejtësia që të nisë hetimet edhe për disa deputetë të PS-së. “Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje Drejtësisë që këtë dënim t’u rezervojë edhe atyre që janë kapur për trafiqe femrash apo droge e që sot fshihen në emër të imunitetit, atyre si Balla, Braçja, Rama dhe t’u hapë dosjet e t’i vendosë para Drejtësisë”, - është shprehur Mëhilli.

9 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›