PS-ja shpall kriteret për deputetët, Rama: “Ne do të bëjmë ndryshimin”
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste miraton parimet, procedurat dhe kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve. Kreu i PS-së: “Kandidatët tanë do të garantojnë fitoren dhe transformimin e vendit”
Shaban Sulçe
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka shpallur dje kriteret zyrtare për përzgjedhjen e emrave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Sipas kryetarit të PS-së, Edi Rama, këto kritere do të mundësojnë që Partia Socialiste të përfaqësohet në çdo qark me ekipe të denja dhe të forta konkurruese. Rama tha se kandidaturat që do përfaqësojnë PS-në në zgjedhjet e 28 qershorit jo vetëm që do të mundësojnë fitoren e zgjedhjeve, por do të jenë përcaktuese në transformimin e vendit dhe lindjen e një epoke të re për Shqipërinë. Procesi i konsultimit të kandidaturave do të bëhet midis periudhës 9-14 maj. Më pas emrat e propozuar do t’i kalohen për miratim Kryesisë qendrore të Partisë Socialiste. Lista e kandidatëve të PS-së do të shpallet më 15 maj, ditë në të cilën është edhe afati i fundit i depozitimit të listës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Rama
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kryesocialisti Edi Rama tha se PS-ja vjen në program të zgjedhjeve me një program të ri, vetëdije të re dhe me një vullnet të ri. Rama tha se PS-ja hyn në zgjedhje jo vetëm për t’i fituar ato, por edhe me qëllimin për ta kthyer fitoren në një instrument për transformimin rrënjësor të vendit. Ai shtoi se fushata zgjedhore e PS-së do të jetë fushata e njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit, në mënyrë që të shpërndajë mesazhin kudo, në derën e çdo shqiptari. Rama tha se 28 qershori do të jetë dita e ndarjes së madhe me kapitullin e vjetër, që ka lënë në varfëri dhe mjerim shqiptarët. “Dua të theksoj domosdoshmërinë që në këtë fazë përfundimtare të përpjekjes sonë opozitare, ne të theksojmë shumë qartë dallimin e madh mes nesh, alternativës sonë, forcës sonë të re, si rezultat i një bashkimi të ri, përtej kufijve të partisë sonë dhe përtej kufijve të partive të koalicionit tonë, me kundërshtarin tonë të vjetër, me kundërshtarin tonë të paaftë dhe të papërgjegjshëm, me kundërshtarin tonë të zhytur në një batak korrupsioni, ku rrezikon të mbytet shoqëria jonë, në rast se ne nuk do ta kthejmë mesazhin tonë të shpresës në një votë fituese. Katër vjet të tjera si këto, katër vjet që po mbarojnë janë të pamundura për njerëzit që nuk nxjerrin dot muajin. Ne jemi këtu për të bërë gjithçka na takon, që 28 qershori të jetë dita e ndarjes së madhe me një kapitull të vjetër dhe e hapjes së një kapitulli të ri, ku ne së bashku me njerëzit do të shkruajmë një histori të re”, - tha kreu i PS-së Edi Rama.
Kriteret
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka miratuar dje parimet mbi të cilat do të bazohen kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve. Kështu, kandidaturat do të propozohen nga anëtarësia e Partisë Socialiste, nga përkrahësit e partisë si dhe nga shoqëria civile. Përzgjedhja e tyre do të bëhet sipas kompetencave statutore të organeve të partisë. Parimet e tjera ku do të mbështeten këto kritere janë garantimi i përvojës së fituar dhe ripërtëritja e Grupit Parlamentar Socialist nëpërmjet rikandidimit dhe kandidimit të figurave të reja me aftësi. Së dyti, vizion dhe përkushtim për përparimin ekonomik dhe social të vendit, së treti respektimi i të gjitha ndjeshmërive dhe diversitetit brenda qarkut, dhe së katërti respektimi i raporteve midis profesioneve, raporteve moshore, gjinore etj. Sipas këtyre parimeve, gratë dhe vajzat do të përbëjnë jo më pak se 30% të kandidaturave të listës shumemërore për deputetë, pavarësisht kërkesës ligjore të parashikuar në Kodin Zgjedhor. Përzgjedhja e figurave do të bëhet mbi bazën e CV-ve, kontributit dhe angazhimit politik, formimit dhe përvojës profesionale, reputacionit dhe integritetit moral. Përsa u përket kritereve, kandidatët që propozohen si kandidatë për deputetë të PS-së duhet
të plotësojnë kërkesat e përcaktuara në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, të kenë cilësi qytetare dhe aftësi profesionale të spikatura. Gjithashtu, kandidatët duhet të kenë integritet moral dhe kurajë civile për të luftuar shkeljet e ligjit, shfaqjet e abuzimit me pushtetin. Ata duhet të kenë kontribut e angazhim politik, të mbështesin dhe zhvillojnë politikat e PS-së në nivel kombëtar e rajonal. Ata duhet të gëzojnë respektin e komunitetit përkatës dhe më gjerë si dhe të kenë aftësi komunikimi me zgjedhësit, të jenë aktivë dhe të angazhuar për njohjen dhe zgjidhjen e problemeve.
Zhvillimet dhe vendimet të marra gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare
Xhindi
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ka nisur me një minutë heshtje, në nderim të deputetit të vrarë pak ditë më parë, Fatmir Xhindi. Deputeti socialist i zonës së Roskovecit humbi jetën të shtunën e kaluar, pas një vrasje makabër, e cila tronditi të gjithë opinionin publik shqiptar.
Përjashtimi
Të gjithë drejtuesit e njësive vendore, pra kryetar bashkish, komunash etj., të cilët janë përfaqësues të Partisë Socialiste, përjashtohen nga kandidimi në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Asnjë prej tyre nuk do të ketë mundësinë që të jetë në listat për deputetë të Partisë Socialiste.
Deputetët
Asnjë prej deputetëve aktualë të Partisë Socialiste nuk do të mund të propozohet nga strukturat bazë të Partisë Socialiste. Kjo pikë është sanksionuar në strategjinë e PS-së për kriteret dhe përzgjedhjet e kandidatëve. Një gjë e tillë do të thotë se kandidimi i tyre mbetet në dorë të kreut të PS-së, Edi Rama.
Shoqëria civile
Në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste pritet të ketë mjaft emra, të cilët vijnë nga shoqëria civile. Këto emra pritet të përzgjidhen nga bordet e dialogut qytetar të qarkut, nga grupet e interesit si dhe me organizatat e shoqatat me afërsi programore me Partinë Socialiste.
Apeli për kartat
Për herë të parë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ka bërë thirrje shtetasve pa pasaportë që të aplikojnë sa më shpejt për t’u pajisur me karta identiteti. Gjatë fjalës së tij në Asamble, Rama tha se qeveria e re do t’i rimbursojë shqiptarët për çmimin që do të duhet të paguajnë për aplikim.
9-14 maj
Kjo do të jetë periudha në të cilën do të zhvillohen konsultat përfundimtare për përzgjedhjen e kandidaturave të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 28 qershorit. Asambleja Kombëtare ka mandatuar kryetarin Edi Rama për zhvillimin e këtyre konsultave. Miratimi i kandidaturave do të bëhet nga Kryesia qendrore e PS-së.
Koalicioni
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka mandatuar kryetarin e PS-së për të nënshkruar marrëveshjet e koalicionit parazgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009 me të gjitha forcat politike që do t'i bashkëngjiten këtij koalicioni. Marrëveshja e koalicionit pritet të nënshkruhet ditën e hënë.
Programi
Gjatë mbledhjes së djeshme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste është raportuar edhe puna e bërë për hartimin e programit qeverisës. Kreu i PS-së Edi Rama tha se ky program garanton një qeverisje ndryshe, një qeverisje që do të ndryshojë historinë e Shqipërisë.
Tabela
Kandidatët që propozohen si kandidatë për deputetë të PSSH-së duhet:
• Të plotësojnë kërkesat e përcaktuara në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë
• Të kenë cilësi qytetare dhe aftësi profesionale të spikatura
• Të kenë integritet moral dhe kurajë civile për të luftuar shkeljet e ligjit, shfaqjet e abuzimit me pushtetin
• Të kenë kontribut e angazhim politik, të mbështesin dhe zhvillojnë politikat e PSSH-së në nivel kombëtar e rajonal
• Të gëzojnë respektin e komunitetit përkatës dhe më gjerë
• Të kenë aftësi komunikimi me zgjedhësit, të jenë aktivë dhe të angazhuar për njohjen dhe zgjidhjen e problemeve
9 Maj 2009