Ambasadorja britanike: Urgjent, duhet progres, jetime për integrimin
TIRANE-Ndërsa tryeza për reformën Zgjedhore nisi sot nga puna me mbledhjen e parë të saj, Ambasadorja Britanike per Komisionin e Reformes Elektorale Fiona McIlwham vlerësoi se BE-së nuk i mjaftojnë fjalët, por progresi në reforma.
“Puna e ketij komisioni – dhe e komisionit per reformen parlamentare – eshte teper e rendesishme: eshte jetike per çuar perpara procesin e integrimit ne BE; eshte jetike per demokracine ne Shqiperi”.
Ambasadorja vlerëson se deputetet e perfshirë në keto grupe, si edhe kryetaret e partive te tyre kane tani një mundësi te rendesishme per te provuar qe skeptiket e kane gabim dhe të tregojnë progres. “Dhe per ti treguar partnereve nderkombetare dhe publikut Shqiptar se ata jane te angazhuar per reformat demokratike. Fotot e rastit, shtrengimet e duarve apo fjalet nuk do te mjaftojne. Nese Shqiperia do te arrije statusin kandidat, neve - partneret dhe miqte nga Bashkimi Europian – kemi nevoje te shohim progres urgjent dhe te besueshem ne keto reforma kyçe”
Mbreteria e Bashkuar, thekson ambasada britanike në një njoftim për shtyp, deshiron ta shohe Shqiperine te ece perpara me integrimin ne BE ne muajt e ardhshem.
“Ne jemi te gatshem te mbeshtesim me asistence teknike punen e ketyre grupeve te reformave, por vete shqiptaret duhet te drejtojne procesin. Jam e inkurajuar nga ajo cfare pashe sot.”
(d.b/BalkanWeb)