E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja çeke: Aplikimi në BE, brenda presidencës sonë



Ambasadorja e çekisë në Tiranë, Marketa Fialkova, deklaroi dje se Shqipëria duhet të aplikojë në BE për statusin kandidat brenda presidencës çeke. “Shqipëria duhet të aplikojë për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian brenda presidencës çeke”, - tha dje ambasadorja gjatë një vizite në qytetin e Vlorës. Gjatë një bisede që zhvilloi me studentë dhe pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali” të këtij qyteti, ambasadorja Fialkova vuri në dukje se vendi i saj mbështet plotësisht politikën e zgjerimit të BE-së dhe vetë Shqipërinë në hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit. “Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektiva e tyre evropiane përbëjnë një nga prioritetet e Çekisë, në presidencën e saj”, - tha më tej ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›