Xhaferri sekretar në PD
Tiranë - Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike është emëruar Ferdinand Xhaferri. Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht kryetari i PD-së, ka propozuar emrin e Xhaferrit për të zënë këtë post, i mbetur bosh prej më se tre vitesh, nga largimi i Spartak Ngjelës. Kryesia e PD-së ka bërë zëvendësimin për të drejtuar këtë post, i cili deri më tani nuk është drejtuar nga askush tjetër.
Tre vjet më parë, Spartak Ngjela u përjashtua nga partia, pas deklaratave të tij kundër qeverisë dhe përplasjeve të ashpra me kreun e PD-së, Berisha. Përplasje, të cilat u pasqyruan në media, me anë të kamerave të fshehta, që më vonë u tha se i kishte ngjzuar vetë Ngjela.