Sondazhi i “Gani Bobi”-t, zgjedhjet i fiton PD-ja
Nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbaheshin të dielën, ato do t’i fitonte Partia Demokratike. Qendra për Studime Humanistike “Gani Bobi”, në bashkëpunimin me amerikanët e Penn Shon Berland, publikuan dje sondazhin e radhës, ku sipas të dhënave, PD fiton zgjedhjet me një rezultat prej 3.1 për qind më shumë. “Gani Bobi” ka pyetur rreth 1290 qytetarë shqiptarë në të 12 qarqet e vendit. Rezultati i publikuar i përshtatet Kodit të ri Zgjedhor. Rezultatet tregojnë se PD-ja do të fitonte 45.6 për qind, ndërsa PS-ja do të merrte 42.5 për qind. Të dhënat e tjera tregojnë se LSI plus PSV’91 do të merrnin së bashku jo më shumë 6.2 për qind, G99 do të merrte 2.3 për qind, PR-ja 1 për qind, PBDNJ-ja 1.1 për qind, ndërsa të gjitha partitë e tjera bashkë, 1.3 për qind.
Duke iu përshtatur Kodit të ri Zgjedhor, Partia Demokratike do të merrte 66 mandate deputetësh, Partia Socialiste do të merrte 62 mandate, LSI-ja do të merrte 5 mandate. Ndërkohë, 7 mandate llogariten të diskutueshme për shkak të formulave matematikore. Ndarja e këtyre 7 mandateve ka qenë e vështirë për t’i ndarë.
Votat
Sondazhi ka analizuar edhe votën sipas vendbanimeve. Në fshat, PS-ja do të merrte 1.5 për qind më shumë vota se PD-ja, në qytezat PD-ja do të merrte 5.8 për qind më shumë se PS-ja, ndërsa në qytete, PS-ja do të merrte 4.5 për qind më shumë. Një tjetër detaj ka qenë edhe gjinia e votuesve. Në rast se zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, rreth 2 për qind më shumë e meshkujve do të votonin të majtën, si edhe 20 për qind e femrave do të votonin të majtën. Për sa i përket grupmoshave, PD-ja duket se merr më shumë votat e të rinjve. Nga mosha 19 deri në 29 vjeç, 4.3 për qind më shumë votojnë për PD-në. Diferenca është mbi 5 për qind në moshat nga 30 deri në 40 vjeç përsëri për PD-në. Pas kësaj moshe, PS-ja ka avantazh ndaj PD-së. Ndërsa për sa i përket pjesëmarrjes, një lajm i mirë vjen nga ky sondazh. Sipas të dhënave, 76 për qind e qytetarëve do të marrin pjesë në votime. Ndërkohë 9 për qind nuk kanë vendosur ende, ndërsa 15 për qind nuk do të marrin pjesë.
“Gani Bobi” është një kompani e njohur për Shqipërinë. Në përballjen elektorale të 3 korrikut, sondazhi do të shpallte me saktësi fituesin. Besueshmëria e “Gani Bobi”-t u konfirmua edhe njëherë me shpalljen e rezultatit zyrtar nga KQZ. Eksperienca përsëritet në përballjen lokale të 2007. Ndonëse nuk u bë publik, sondazhi për Bashkinë e Tiranës i “Gani Bobit” shfaqi dukshëm diferencën prej rreth 10 për qind të Edi Ramës ndaj kandidatit demokrat për këtë post.
Puna e qeverisë
Nëpërmjet kësaj pyetjeje, qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre se kush ka qenë puna më e mirë e qeverisë “Berisha”. Të dhënat tregojnë se infrastruktura dhe anëtarësimi në NATO janë dy sukseset kryesore të kësaj qeverisë. Qytetarët kanë zgjedhur mes një liste se kush është suksesi më i madh.
Problemi i vendit
Tek kjo pyetje qytetarët kanë përcaktuar se kush është problemi më i madh i vendit, sipas pikëpamjes së tyre. Të dhënat tregojnë se ekonomia, punësimi janë dy problemet kryesore sipas tyre. Qytetarët kanë pasur një listë me probleme, ku kanë vendosur bindjen e tyre se cili është problemi kryesor.
Vota në qarqe
Kjo pyetje ka përcaktuar se si shkojnë votat në qarqe. Sipas Kodit të ri Zgjedhor, ka shumë rëndësi matja e votës në qarqe. Sipas të dhënave, qarqet janë ndarë në mënyrë të barabartë, ku 6 zotërohen nga PD-ja dhe 6 nga PS-ja.
Vota sipas vendit
Kjo e dhënë tregon tendencën e votuesve sipas vendit të banimit. Pra, në rast se zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, shihet vota sipas vendbanimit. Shihet se si voton fshati, majtas apo djathtas, dhe e njëjta gjë për qytetet e vogla dhe ato të mëdha.
Vota sipas gjinisë
Nëpërmjet kësaj të dhëne është tentuar për të parë se si votojnë shqiptarët sipas gjinisë. Pra, për të parë si votojnë shumica e femrave si dhe e meshkujve.
Vota sipas moshës
Kjo pikë e sondazhin tregon se si votojnë shqiptarët sipas moshës së tyre. Pra, sipas grupmoshës, si votojnë qytetarët shqiptarë. Për kë votojnë të rinjtë, mosha e mesme, si dhe të moshuarit.
Lideri i majtë
Kjo pikë shpreh preferencat e votuesve shqiptarë për liderët politikë të majtë. Pra, janë pyetur të gjithë të anketuarit, pavarësisht bindjeve politike se kë preferojnë. Përpara të anketuarit ka pasur një listë me liderët përkatës.
Pjesëmarrja në zgjedhje
Sipas të dhënave, 76 për qind e qytetarëve do të marrin pjesë në votime. Ndërkohë 9 për qind nuk kanë vendosur ende, ndërsa 15 për qind nuk do të marrin pjesë.
Kush fiton?
Tek kjo pyetje janë pyetur direkt qytetarët se për kë do të votonin në rast se zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme.
Mandatet që fitohen
Këtu ndahen mandatet e deputetëve në bazë të përqindjeve në qarqe. Kjo, sipas formulave të Kodit Zgjedhor.
Puna e dobët
Këtu janë pyetur qytetarët se sipas tyre, ku ka çaluar puna e qeverisë aktuale.
Lideri i djathtë
Kjo pikë shpreh preferencat e votuesve shqiptarë për liderët politikë të djathtë. Janë pyetur të gjithë të anketuarit, pavarësisht bindjeve politike, se kë preferojnë. Përpara të anketuarit ka pasur një listë me liderët përkatës.