E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja çeke për OSSH: Investimi i Çekisë, nuk ka prapavijë politike

Privatizimi i OSSH-së nga kompania "Cez" është vazhdim i një historie të gjatë investimesh të Çekisë në Shqipëri, që nuk ka prapavijë politike. Kështu u shpreh nga Elbasani ambasadorja çeke Marketa Fialkova, e cila hodhi poshtë çdo dyshim për favorizim të kompanisë nga qeveria shqiptare, përkundrejt lehtësirave për aplikimin në BE. Oferta e kompanisë çeke ishte më e mira. Ky privatizim nuk ka asnjë lidhje me lehtësirat ndaj Shqipërisë për aplikim ne BE. Kompania "Cez është një kompani serioze, që ka investime në shumë vende të botës. Ne çekët kemi një histori të gjatë investimesh në Shqipëri, që nga investimet në hekurudhën shqiptare, në ish-kombinatin metalurgjik etj, ka theksuar ambasadorja çeke gjatë një takimi në Universitetin e Elbasanit lidhur me sfidat e presidencës çeke të Bashkimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›