E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cez: Investime masive në sistemin energjetik

Pas firmosjes së marrëveshjes për blerjen e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, pronari i ri, kompania ceke Cez, deklaron se objektivi i saj kryesor do të jetë furnizimi i konsumatorëve me energji pa ndërprerje. Përfaqësuesi i kësaj kompanie Vladimir Schmalz, shpreson në ndërtimin e një rrjeti të suksesshëm shpërndarje edhe në Shqipëri, ashtu siç është bërë me vende të rajonit, që janë prezent. Për këtë jemi gati të fillojmë, të plotësojmë të gjitha detyrimet tona. Dhe presim që brenda tre muajsh edhe autoritetet vendase, por edhe ato ndërkombëtare si Banka Botërore, dhe IFC të përmbushin ato që kanë marrë përsipër që ky proces të realizohet përfundimisht, u shpreh Schmalz. Ndër të tjera, përfaqësuesi i "Cez", theksoi kompania e tij është gati për fillimin e modernizimit të rrjetit elektrik dhe sektorit energjitik të Shqipërisë për ti garantuar konsumatorëve shqiptare energji të pandërprerë elektrike. "Ky është objektivi ynë kryesorë. Por, më duhet të shtoj se çështja e furnizimit me energji është një problem rajonal dhe do të zgjidhet përfundimisht vetëm atëherë, kur rajoni të ketë krijuar infrastrukturën e nevojshme dhe ndërtimin e linjave", ka deklaruar përfaqësuesi i Cez, Shmalz. Sistemi i shpërndarjes së Energjisë në Shqipëri konsiderohet si një nga më problematikët në Europë. Ne jemi të ndërgjegjshëm dhe e dimë, që ecuria e sektorit të energjisë në Shqipëri është ndër më të varfrat në Europë. Por, presim një disiplinë të caktuar në të ardhmen nga konsumatorët dhe nga autoritetet, të cilat duhet tu përmbahen rregullave dhe të zbatojnë ligjin. Ne do të investojmë dhe presim që të paguhemi për këtë, ka vijuar Shmalz, duke nxjerrë në pah investimin në qindra milionë euro gjatë viteve të ardhshme e duke veçuar ndryshimin e marrëdhënieve me konsumatorët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›