Ambasadorja e Britanisë takon Nishanin dhe Prençin për tragjedinë e Durrësit
“Do të ndihmojmë në hetimin e incidentit të Durrësit”
Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIlëham, zhvilloi gjatë mbasdites së djeshme takime me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, zëvendësministrin e Brendshëm, Gent Strazimiri dhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.
Gjatë këtyre takimeve, ambasadorja garantoi se Britania e Madhe do të ndihmojë në hetimin e ngjarjes ku humbën jetën katër punonjësit e Policisë së Shtetit. Fillimisht ambasadorja shprehu ngushëllimet e saj me të sinqerta për vdekjen e katër oficerëve të Policisë gjatë një operacioni në qytetin e Durrësit. Më tej, gjatë bisedës, ambasadorja bëri të ditur se “Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë përkrah Shqipërisë në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Ajo shprehu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit në kryerjen e misionit të tyre vështirë, duke përfshirë detyrën aktuale të hetimit të incidentit në Durrës”. Ambasadorja Britanike, Fiona McIlëham, u shoqërua në këto takime nga stafi ndërlidhës me policinë i Ambasadës Britanike. Ambasadorja mori pjesë në ceremoninë e organizuar të shtunën, më 8 gusht, në Pallatin e Kongreseve, për katër oficerët e vrarë në Durrës dhe në ceremoninë mortore në Varrezat e Dëshmorëve.
11 Gusht 2009