E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mos ishte Altini, në ndalimin e Dajtit do ishte 1 polic tjetër”

11/08/2009  Dhimbja në familjen e policit. Flet babai i dëshmorit të kombit Altin Dizdari

TIRANE- Në familjen e kryeinspektorit Altin Dizdari që u vra tre ditë më parë në qytetin e Durrësit, ka rënë heshja. Të gjithë të afërmit e të ndjerit, respektojnë sipas zakonit mysafirët, ndërkohë që në një kënd të dhomës ndodhet babai i Altinit, Idriz Dizdari, plaku 72 vjeçar që duket se vdekja e të birit nuk e ka tronditur fare, përkundrazi ajo i ka dhënë më tepër forcë për të respektuar mysafirët si dhe për ti qëndruar pranë të gjithë anëtarëve të familjes së tij, të cilët aktualisht janë të pikëlluar nga tragjedia që i ndodhi. Përtej kësaj fatkeqësie, 72 vjeçari shprehet mjaft lirshëm dhe tepër krenar në atë çka ka bërë i biri gjatë kohës kur ka punuar si efektif i Policisë së Shtetit. Ai tregon se megjithëse Altini nuk e meritonte të ikte në atë mënyrë, detyrën që ai kryevi e realizovi me shumë guxim dhe me tepër pasion. Kuptohen që këtë radhë fati nuk ishte me të dhe shokët e tij, por megjithatë atë detyrë në qoftëse nuk do e kryente Altini, do e kryente një bir nënë tjetër, i cili do vriteshe sikurse ndodhi me djalin tonë, -tregon 72 vjeçari Idriz Drizdari. Kur mora lajmin e hidhur fillova të qaj, por më pas reflektova, duke mbledhur forcat për ti bërë ballë dhimbjes që na ra në pjesë. Gjatë bashkëbisedimit i moshuari tregon se mungesën e Altinit, do e ndjejë jamshtëzakonisht shumë, jo vetëm për faktin se ai ishte djali i tij, por sipas Idrizit Altini për të ishte edhe një njeri kurajues, që të jepte mbështetje, këshilla, alternativa për të zgjidhur sa më mirë një problem. “Kishte disa cilësi, që unë si babai i tij asnjëherë nuk arinja ta bindja për diçka, por përkundrazi me mënyrën që ai kishte, qoftë mua por edhe anëtarët e tjerë të familjes arinte ti binte dhe të gjithë i bëheshin krah Altinin”- shprehet babai i kryeinspektorit që për fat të keq u ekzekutua gjatë momentit për të arrestuar super të kërkuarin Dritan Dajti. Ndër të tjerash babai i 32 vjeçarit Dizdari, tregon se Altini ishte prindëri i një djali dhe një vajze 3 vjeçarë të mrekullueshme. Aktualisht fëmijët e tij janë të vegjël dhe duan mbështetje dhe dashuri nga të gjithë, pasi njeriu që u kishte premtuar se do u jepte këtë dashuri, tashmë nuk jeton më. “Çdo fundjavë mblidheshim unë, Altini, Arbeni (djali tjetër), nipërit dhe besat e festonin jashtë Tiranës. Më mbushej zemra plot me kënaqësi kur i shikoja të gjithë së bashku, ashtu të pandarë. Tani kjo gjë mund të ndodhë përsëri më vonë, por Altinin nuk do kem mundësi ta shikoj më, teksa luan me fëmijët dhe nipërit e tij, tregon Idrizi. Ai nuk pranon të komentojë rrethanat e ngjarjes, por kërkon nga drejtësia shqiptare që të nxjerrë të vërtetëns, pasi në rast të kundërt do të ishte një njollosje e madhe për figurën e djalit të tij, por edhe për tre shokët që ranë bashkë me të, në qytetin e Durrësit.

Fatkeqësia që tronditi të gjithë

Dhimbjes së familjarëve i

bashkohet dhe Edmon Rizai

TIRANE- Dhimbja ka zënë çdo kënd të shtëpisë, ku përveç familjarëve të Altin Dizdarit, edhe shokët apo personat me të cilët ai kishte miqësi, janë bashkuar në këto ditë të vështira dhe pikëllimi. Në pamundësi për ti akomoduar të gjithë mysafirët, familja kishte hapur dyert e tre apartamente që ndodhen në katin e 4 dhe të 5-të, të një pallati afër sheshit “Shtrauz”. Sapo hyn brenda, të gjithë burrat ngrihen në këmbë dhe të japin dorën, midis tyre edhe ish-nëdrejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Edmond Rizai, që aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Brendshme. Ashtu si gjithë të tjerët edhe Rizai, kishte zgjedhur që ti bashkohej dhimbjes së familjarëve të dëshmorit të Kombit Altin Dizdari. Ai bashkëbisedon me të gjithë mysafirët si dhe në të njëjtën kohë arrin të flasë dhe në telefon me drejtorin e tij, i cili siç duket i jep informacion lidhur me situatën. Në dhomë ndodhet edhe vëllai i Altinit, Arbeni, me të cilin teksa bisedon, shikon një dëshpërim në fytyrë por jo dorëzim. Ai shprehet se mëngjesin kur ndodhi ngjarja, kishte pirrë kafe me vëllain e tij, gjë të cilin ata e kryenin çdo ditë. “Nuk më ka treguar asnjë gjë se çfarë plani kishin bërë me shokët e tjerë dhe se kë person do arrestonin. Më është dukur shumë i qetë dhe tepër në humor”-shprehet Arbeni. Ndërkohë që ai tregon se ka qënë një miku i tij, që e ka marrë në telefon dhe e ka informuar për ngjarjen. Menjëherë pas lajmit të hidhur, ai është nisur në drejtim të Durrësit, ku dhe është informuar gjerësisht lidhur me rrethanat e ngjarjes të rëndë. Më pas Arbeni ka telefonuar prindërit e tij duke i thënë se vëllai ishte plagosur, pasi lajmin e kobshëm nuk mund tja përcillte nëpërmjet telefonit.

Ngjarja ku u vranë 4 policë dhe operacioni “Pushuesi”

Lokalizimi dhe guximi për të

prangosur 38 vjeçarin Dritan Dajti

TIRANE- Pas informacioneve të marra për lëvizjet e personit shumë të kerkuar Dritan Dajti, i cili strehoej në një banesë në afërsi të pistës “Iliria” në plazhin e Durrësit, Sektori i Operacioneve Speciale pranë Drejtorisë së Përgjitheshme të Policisë së Shtetit, në moment organizoi operacionin e koduar “Pushuesi” për të berë të mundur identifikimin dhe kapjen e Dritan Dajtit. Rreth orës 13.45 nga shërbimet e vendosura është konstatuar se personi shumë i kërkuar është afruar me një makinë Volksëagen tip “Tuareg” me ngjyrë të errët, me targa të huaja CR 535 FR. Kur makina kishte ndaluar trupa e operacioneve speciale e ngarkuar me këtë detyre ka bërë rrethimin e mjetit për të mundësuar arrestimin tij. Gjatë ndërhyrjes, i shumëkërkuari Dritan Dajti në mënyrë të menjëhershme ka qëlluar me armë në drejtim të punonjësve të policisë dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë 4 punonjës policie, është plagosur rëndë i shumëkërkuari Dritan Dajti si dhe ka mbetur i vrarë shtetasi Ledion Mara i datëlindjes 1986 lindur në Lushnjë, person me precedent kriminalë si dhe është arrestuar drejtuesi i mjetit të lartpërmendur Erges Sotir Xhaxhi, i datëlindjes 1987, banues në Tiranë. Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë pistolete si dhe dy radio policie. Pas kësaj ngjarje të rëndë forcat e policisë kanë transportuar menjëherë në spital 4 agjentët e skuadrës speciale, por nga plagët e marra në kokë Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feska nuk kanë mundur të jetojnë. Ndërkohë që nga ana tjetër për efekt sigurie policia ka transportuar Dritan Dajtin nga Durrësi në drejtim të spitalit të Burgut Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›