Prokuroria: Dritan Dajti i ekzekutoi të katër policët
Dritan Dajti ndërton në Gjykatë alibinë e vetëmbrojtjes. Çfarë ndodhi dje gjatë masës së sigurisë për Dajtin dhe dy miqtë e tij
Laureta Rryçi
Katër ditë pas masakrës së Durrësit, institucionet shtetërore po përpiqen ta qartësojnë sa më tepër ngjarjen. Ndërsa ngrihen dhjetëra dyshime për shumë elemente, për prokurorët e çështjes duket se tashmë është çështje e mbyllur se cili e tërhoqi këmbëzën e pistoletës ndaj katër efektivëve të policisë. Dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Ardian Nezha dhe Eugen Beci, i kërkuan dje gjyqtares së gatshme, Marsela Balili, masën e sigurisë “arrest me burg” për Dritan Dajtin, si autorin e katër vrasjeve. Edhe pse masa e sigurisë u mbajt me dyer të mbyllura, burime të besueshme nga Gjykata, që ishin të pranishme në sallë, shpjeguan se përfaqësuesit e akuzës etiketuan si autorin e vetëm të krimit Dritan Dajtin. Gjyqtarja, pasi i ka dëgjuar të dyja palët, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë si për Dajtin, ashtu edhe për kunatin e tij, Erges Xhaxhi, duke dhënë për të dy masën e sigurisë “arrest me burg”.
Në masakrën e Durrësit gjetën vdekjen katër punonjës të skuadrës operacionale; Fatos Xhani, drejtues i grupit, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feska, të cilët tentuan t’i hidhnin prangat njeriut më të kërkuar nga Drejtësia shqiptare. Dritan Dajti jetonte në arrati që prej 17 nëntorit 2003, kur u arratis në mënyrë spektakolare nga Gjykata e Tiranës. Ai është dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj në vitin 1999.
Alibia
Dritan Dajti, pas përplasjes me policinë, edhe pse me tri plagë në trup, sërish gëzon shëndet të mirë, aq sa ka qenë i pranishëm në masën e sigurisë. Ai ka mbërritur në Gjykatë rreth orës 10:30 të paradites së djeshme. Në masa të rrepta sigurie, i shoqëruar edhe nga personeli mjekësor i Spitalit të Burgut, mësohet se Dajti ka ruajtur qetësinë gjatë gjithë masës së sigurisë. Përveç gjeneraliteteve ai nuk ka ngurruar të ndërtojë dhe alibinë e tij të vetëmbrojtjes. “Tentuan të më vrisnin, unë vetëm sa u vetëmbrojtja”, - mësohet të ketë qenë fjalia e vetme që ka thënë Dajti në lidhje me ngjarjen. Thënia e tij në sallë u bë publike pak çaste pasi doli nga Gjykata nga avokati i ti, Remzi Ponari. Sipas këtij të fundit, klienti i tij kishte marrë tri plagë, një në krahun e majtë, një në bark dhe një në këmbë. Për masën e sigurisë së Dajtit po interesoheshin dhe bashkëshortja e tij dhe disa të afërm të tjerë, të cilët qëndruan në pjesën e pasme të Gjykatës, prej andej ku dhe do të dilte Dajti.
Masa e sigurisë
Erges Xhaxhi, kunati i Dritan Dajtit, është njohur dje me masën e sigurisë “arrest me burg” mbi akuzën e ngritur për dhënie ndihme të autorit të krimit. Të njëjtët prokurorë i kërkuan Gjykatës masën më të rëndë të sigurisë për të riun, që është dhe kunati i Dajtit. Xhaxhi ditën e ngjarjes po ngiste makinën në të cilën ndodhej Dritan Dajti. Xhaxhi, pas masës së sigurisë, është rikthyer në qelitë e paraburgimit për të qëndruar atje deri në një vendim të dytë për të.
Elvis Karoli: “Nuk mund të më mbani në burg se jam mik i Dritan Dajtit”
Një nga të dyshuarit se mund të kishte bashkëpunuar me Dritan Dajtin për eliminimin e policëve të vrarë, Elvis Karoli, është liruar në sallën e gjyqit për mungesë provash. I akuzuar si bashkëpunëtor i Dajtit, Karoli ka pranuar se e njeh Dajtin, por jo se është pjesëmarrës i veprimtarive të tij kriminale. Burime nga Gjykata e Tiranës sqaruan dje për gazetën “Albania” se Karoli mësohet të ketë thënë: “Nuk mund të më mbani në burg vetëm se jam mik i Dritan Dajtit”. Për Karolin u dha masa e sigurisë nga gjyqtari Ilir Çeliku, “detyrim paraqitjeje”. Për shkak të kësaj mase ai nuk mund të udhëtojë jashtë shtetit pa lejen e prokurorit të çështjes, si dhe duhet të paraqitet në Drejtorinë e Policisë një herë në dhjetë ditë. Karoli u arrestua në Tiranë disa orë pas masakrës në Plazhin e Durrësit, ku Dritan Dajti dhe dy miq të tij, pas një përleshjeje me policinë, mbeten të vrarë 4 efektivë policie si dhe një civil.
Policia ngre akuzën pas akt-ekspertimit
Katër efektivët e Policisë së Shtetit janë qëlluar nga arma që kishte në përdorim Dritan Dajti. Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se ekspertiza ka zbuluar pikërisht këtë fakt, se plumbat që kanë shkaktuar vdekjen e 4 oficerëve të policisë kanë dalë nga pistoleta tip “Berreta”, që u sekuestrua ne vendin e ngjarjes dhe që i përkiste të shumëkërkuarit, Dritan Dajti. Akt-ekspertiza i është përfshirë dosjes, e cila do të plotësohet me të dhëna të tjera hetimore në ditët në vazhdim, në varësi të hetimeve që do të bëhen. Për momentin mësohet se Dajti nuk ka pranuar të firmosë asnjë nga procesverbalet e dhëna nga përfaqësuesit e Prokurorisë.
Strasburgu pranoi një vit më parë për shqyrtim kërkesën e Dajtit
Në vitin 2008, katër vite pasi kishte humbur çdo shpresë se çështja e tij do të rishqyrtohej ndonjëherë nga Drejtësia shqiptare, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i hapi dritën jeshile Dritan Dajtit. I cilësuar si një nga tetë personat më të kërkuar në Shqipëri dhe njëkohësisht i skeduar në listën e personave me kartelë të kuqe (niveli më i lartë i rrezikshmërisë) nga Interpoli, Dajti dukej sikur i kishte dhënë fund njëherë e mirë lirisë së tij. Arratisja spektakolare nga Gjykata e Tiranës më 17 nëntor 2003, aq shumë e pasqyruar nga media, ndikoi mbi agjencitë ligjzbatuese që vendosën t’i “lanin duart” përfundimisht me të, duke i dhënë një dënim të ashpër, i cili mori formë të prerë brenda 12 muajsh. Kur dukej se gjithçka kishte marrë fund dhe nuk kishte alternativë tjetër për Dajtin, veçse vuajtjes së dënimit pas hekurave të burgut, Gjykata e Strasburgut vendosi të pranojë ankimin e bërë prej tij dhe të marrë në shqyrtim Vendimin nr. 711. Dajti u dënua në mungesë me 20 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë më datë 29 qershor 2004. Dy shkallët e tjera të Gjyqësorit e lanë në fuqi këtë vendim, duke i shuar çdo shpresë për rifitimin e lirisë 37-vjeçarit që këmbëngulte se jo vetëm nuk ishte fajtor, por se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjet për të cilat akuzohej. Pranimi i ankimimit të tij nga Gjykata e Strasburgut i jep dhe një shans tjetër për të vënë në vend drejtësinë. Pasi i kishte konsumuar të gjitha rrugët ligjore me Drejtësinë shqiptare, Dritan Dajti dhe mbrojtja e tij vendosën t’i drejtohen me një ankimim të argumentuar në prova dhe fakte Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Fashikulli me kontestimet për Vendimin nr. 711 mbërriti në sekretarinë e Gjykatës së Strasburgut më datë 19 qershor 2008. Trupa e ekspertëve e kësaj gjykate, pasi shqyrtoi me imtësi pretendimet e Dajtit dhe dosjen e tij, brenda tri javësh vendosi ta pranojë ankimimin. Më datë 17 korrik 2008, Seksioni i Katërt i Gjykatës së Strasburgut e njoftoi Dajtin nëpërmjet një raporti zyrtar se ankimimi i tij ishte pranuar. Dosja gjyqësore e emërtuar nga Gjykata e Strasburgut si çështja “Dajti kundër Shqipërisë” mban numrin 33406/08. Në këtë raport thuhet qartësisht: ”Rasti juaj do të trajtohet nga Gjykata, bazuar te dokumentet dhe të dhënat e paraqitura nga ana juaj”. Më tej, në këtë raport, shkruhet: ”Është e rëndësishme që të njoftoni Gjykatën për çfarëdo zhvillimi të rëndësishëm të çështjes suaj dhe të vini në dispozicion të saj çdo vendim të nevojshëm marrë nga organet e brendshme”.
11 Gusht 2009