E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Dënoj thirrjet antishqiptare dhe djegien e flamurit grek

TIRANë- Ka ardhur edhe reagimi i kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule, për thirrjet raciste antishqiptare. Sipas tij janë të papranushme thirrjet në kor të forcave të armatosura grege, gjatë paradës për festën Kombëtare të Greqisë, por ka theksuar se i papranueshëm është edhe reagimi i studentëve shqiptarë, që kanë djegur flamurin grek.

Këto deklarata kreu i PBDNJ-së i bëri gjatë takimit që pati me raporterin për Shqipërinë në PE, Nikolas Chountis, i cili është edhe eurodeputet i Greqisë. Më herët gjatë takimit me kryeparlamentaren Topalli, ai i ka dënuar thirrjet raciste greke.

Në deklaratën e tij Dule ka sqaruar se me raporterin Chountis është biseduar edhe për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, duke thënë se i është kërkuar qeverisë kompromis.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›