E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambientalistët kundër TEC-it me qymyrguri në Porto Romano

29/01/2009  Vlerësimi i Ndikimit të Mjedis

Grupimi i shoqatave mjedisore shqiptare “Ekolëvizja” është shprehur kundër vlerësimit të ndikimit në mjedis të përgatitur me porosi të kompanisë ENEL, i cili është diskutuar para disa ditësh në Bashkinë e Durrësit. “Teknologjia e TEC-it me qymyr që do të përdoret në Porto Romano dhe masat që propozohen për uljen e ndotjes nuk sigurojnë pastërtinë e mjedisit, shëndetin e popullsisë së rajonit dhe rritjen ekonomike të rajonit”, -theksojnë ambientalistët. Sipas tyre, nuk janë marrë në konsideratë efektet e përbashkëta në kohë dhe hapësirë. Madje, gjatë modelimit të përdorur për normat e shkarkimit në ajër nuk janë marrë parasysh elementë të tjerë si fabrikat e çimentos. “Normat aktuale të ndotjes në zonë janë 100 mikro gram/m3, ndërkohë që normat evropiane janë 40 mikro gram/m3”, - theksohen të reagimin e grupimit. Sipas tyre, nuk përmendet fare ndotja radioaktive që do të sjellë ndërtimi i TEC-it me qymyr. “Kërkohet një vlerësim më i thellë dhe më serioz në ekosistemin detar ku do të derdhen 190 000 t/orë ujë i ngrohtë dhe 1.140 t/orë ujë i shkripëzuar veçanërisht për ndikimin mbi barin e detit Posidonia si habitat prioritar dhe në rrezik zhdukjeje në Ddrektivat e habitateve të Bashkimit Evropian”, - thuhet në reagimin e ambientalistëve. Studimi i kryer, sipas tyre, anashkalon ndikimin negativ në industrinë ekzistuese të turizmit dhe ndikimi në potencialet. Madje, ky investim do të ulë vlerën e pronës për qytetin e Durrësit, zonës turistike të plazhit dhe zonës turistike të Lalëzit, të cilat janë jo më shumë se 6 km larg. Ambientalistët kërkuan të ndërmerret procesi i Vlerësimit Strategjik Mjedisor për të gjithë zonën e parkut industrial në Porto Romano dhe të organizohet referendum në Durrës për sa i përket vendimit të projektit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›