E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Shumë shpejt do të ndodhë liberalizimi i vizave

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se shumë shpjet qytyetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza.

“Duke u bazuar në përkushtimin e institucioneve të Kosovës, për përmbushjen e kritereve dhe standardeve të integrimit evropian, së shpejti do të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”,- u shpreh Thaci.

Këto komente kreu i ekzekutivit kosovar i bëri në takimin me raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Urlike Lunaçek, në Prishtinë, bën me dije zyra e Kryeministrisë së Kosovës.

Nga ana e saj eurodeputetja Lunaçek ka shprehur optimizmin se qytetarët e Kosovës, në një periudhë të afërt, do të gëzojnë lirinë e lëvizjes në vendet e Bashkimit Europian.

Zyrtarja e lartë europiane ka theksuar më 2 nëntor në Parlamentin Evropian, do të debatohet raporti për zhvillimet në Kosovë.

Në takimin Thaçi-Lunaçek është biseduar edhe për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, si në kontekstin e brendshëm, ashtu edhe në atë të integrimit në strukturat Euopiane.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›