E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambulancat, 1.49 milionë për pajisjet

Mbi 600 qendra shëndetësore, 1 500 ambulanca dhe 10 poliklinika në Tiranë do të përfitojnë nga fondi 1.49 milionë euro i Ministrisë së Shëndetësisë. 

Sipas të dhënave, paratë do të shpenzohen për rigjenerimin e pajisjeve dhe zëvendësimin e tyre me të reja, si pjesë e projektit të Bankës Botërore për modernizimin e sistemit shëndetësor. Për blerjen e këtyre pajisjeve, Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë me firmën holandeze “DRC”. Projekti parashikohet të përfundojë deri në fund të vitit. Ministria parashikon investime edhe në aspekte të tjera të modernizimit dhe shtrirjes së kujdesit shëndetësor. Pjesë e investimeve janë vijimi i kontributit financiar për ndërtimin, ose riparimet e qendrave shëndetësore në të gjitha rrethet e vendit, në varësi nga gjendja aktuale dhe kërkesat konkurruese të ardhura nga njësitë vendore. Gjithashtu, janë një sërë projektesh me donatorë nga vende të ndryshme, të cilat përfshijnë kualifikimin e stafit mjekësor, ndërtimin e qendrave të reja shëndetësore, hapjen e shërbimeve të reja dhe rritjen e nivelit të parandalimit dhe më pas trajtimit të sëmundjeve të ndryshme në nivel lokal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›