E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Digjet" Greqia, dje shpërthejnë tre zjarre

Greqia që njihet për temperaturat e larta, po bëhet e njohur edhe për shpërthimin e shpeshtë të zjarreve, sidomos gjatë viteve të fundit. 

Dje u shënuan tre zjarre brenda ditës, ku dy mbërthyen lagjet pranë Athinës dhe një ra në rajonin Iria. Fatmirësia e këtij vendi është që masat emergjente i ka në gatishmëri dhe zjarret janë përballuar më së miri, pa arritur pranë zonave të banuara dhe pa cenuar jetë. Pasditen e së dielës zjarret mbërthyen zonën Iria pranë qytetit bregdetar Nafplio dhe një zjarr tjetër në resortin bregdetar Lagonissi pranë Athinës. Zjarri në Nafplion nisi rreth orës 12:00 të drekës në një zonë ferme dhe pyjore, ku shkuan në ndihmë nëntë makina zjarrfikëse, 27 zjarrfikës, dy avionë ujëhedhës dhe një helikopter të përdorur për të vënë në kontroll flakët. Ndërsa zjarri në Galazia Akti në Lagonissi shpërtheu rreth orës 14:15, pranë një zone të banuar dhe u shua pasi dogji disa pemë ullishte dhe bar të thatë. Për të përballuar këtë zjarr ishin 10 makina zjarrfikëse, 30 zjarrfikës, një avion ujëhedhës dhe një helikopter. Një zjarr kishte shpërthyer edhe mëngjesin e djeshëm rreth orës 9:45 në lagjen Ano Liossia të Athinës, por u vu menjëherë nën kontroll, edhe pse rrezikoi duke iu afruar stadiumit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›