Rama: “Xhamlliku”, zonë pedonale, pa makina
Sheshi te “Xhamlliku” në Tiranë do të kthehet në zonë pedonale.
Kreu i bashkisë Rama ishte dje personalisht për të ndjekur punimet, të cilat parashikohet të zgjasin rreth tre muaj. Fondi që do të përdoret për të ndryshuar “Xhamllikun” është rreth 22 milionë lekë, investim i Bashkisë së Tiranës. “Në një kohë të shkurtër, “Xhamlliku” i famshëm i kryeqytetit të djeshëm, do të jetë një shesh i bukur këmbësorësh për më të moshuarit dhe fëmijët e një lagjeje të Tiranës, ku tashmë bashkëjetojnë banorët e djeshëm, të ardhurit e viteve të lirisë dhe tranzicionit, të cilët kanë në dispozicion një infrastrukturë gjithnjë e më bashkëkohore, gjithnjë e më tepër në shërbim të tyre dhe në përshtatje me ekzigjencat e një kryeqyteti evropian”. Sheshi “Shtraus” ndodhet në pjesën lindore të Tiranës, përgjatë aksit të rrugës “Qemal Stafa”, në kryqëzimin e saj me rrugën “Hoxha Tahsim”. Ai identifikohet gjithashtu një ishull në trafikun automobilistik. Sipas bashkisë, duke analizuar këtë situatë si dhe zhvillimet e fundit në kuadrin e rikonstruksionit të rrugëve në qytet, u mendua se hapësira e re urbane e sheshit që do të përftohet, duhet të ofrojë një hapësirë të mirëfilltë pushimi, një hapësirë komode pedonale, si dhe të shmangë trafikun, ose të jetë në krah të tij.