Amerika dhuron poligon virtual për policinë
24/02/2009 I pranishëm ambasadori Withers
TIRANE- Policët shqiptarë do të kenë mundësi të trajnohen edhe në përdorimin e armës së zjarrit. Një poligon virtual qitjeje, i instaluar në ambientet e ish-akademisë së policisë do t’i mësojë atyre nëpërmjet 700 konflikteve imagjinare të shfaqura në ekran, se si duhet të zgjidhin situatat kritike në rrugë. Ky poligon virtual është një dhuratë e ambasadës amerikane në Tiranë. Policët shqiptarë që do të fillojnë punë për herë të parë, do të kenë në dosjen e tyre edhe rezultatet e qitjes së arritura në këtë poligon virtual. Në ceremoninë e përurimit të poligonit merrte pjesë ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ambasadori amerikan Xhon Widhers, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, menaxheri i programit amerikan “ICITAP” si dhe përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit. Gjatë fjalës së tij, Nishani falënderoi ndihmesën e qeverisë amerikane si dhe drejtuesit e programit ICITAP. Ndërkohë ambasadori Withers vlerësoi përparimet e bëra në trajnimin e oficerëve të policisë shqiptare si dhe rritjen e profesionalizmit të tyre, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm, që ka Policia e Shtetit në luftën që po bën Shqipëria kundër krimit të organizuar. Mësohet se pajisja e përbashkët midis policisë shqiptare dhe programit amerikan ICITAP, u ble nga këta të fundit prej rreth 111 mijë dollarë amerikanë.