Ish-polici rrëfen vrasjet e bandës së Altin Dardhës
24/02/2009 Gentian Musabelliu nuk përmend emra autorësh, Prokuroria pranon se ata dihen tashmë
TIRANË- Ish-polici që luftonte bandën e Altin Dardhës në Berat rrëfeu dje në gjykatë disa nga seritë e vrasjeve. Gentian Musabelliu, polic në qytetin e Beratit në kohën kur Altin Dardha me shokët e tij kanë kryer me dhjetëra krime të ndryshme dha dëshminë e tij në gjyqin ndaj të pandehurve Gëzim Kasemi dhe Agron Bilali. Musabelliu me detyrën polic në vitin 1998 ka treguar se si kanë ndodhur vrasjet në një lokal në afërsi të stadiumit të Beratit. Musabelliu ka qenë në vendin e ngjarjes. Ka rrëfyer dje para gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë se e ka parë të gjithë skenën e krimit, por në asnjë moment nuk ka treguar emra autorësh, edhe pse akuza i ka renditur ata që në fillim. Për Prokurorinë e kësaj çështjeje që vjen nga Berati, ngjarja tashmë është e zbardhur edhe pse Agron Kasemi i dënuar një herë nga shkalla e parë dhe e dytë me formë të prerë me 23 vjet nuk e ka pranuar akuzën. Dy të pandehurit që janë rikthyer në gjyq, janë pjesëtarë të bandës famëkeqe të Altin Dardhës, e cila ka kryer me dhjetëra krime në qytetin e Beratit. Ata akuzohen për veprat penale të "vrasjes me dashje", "vrasjes së mbetur në tentativë" dhe "armëmbajtje pa leje", të gjitha këto në bashkëpunim. Është një çështje e gjykuar më parë nga gjyqtari Martin Deda dhe tashmë e rikthyer për rigjykim me kërkesë të pandehurit Gëzim Kasemi i ekstraduar nga Interpoli italian në janar të vitit 2007. Ai u arrestua në qytetin e Milanos dhe menjëherë u ekstradua, pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pas dëshmitarit Musabelliu në seancën e djeshme gjyqësore ishin thirrur për të dëshmuar edhe gjashtë dëshmitarë të tjerë. Pothuajse asnjë prej tyre nuk ka përmendur emra autorësh. Sipas Prokurorisë "vrasësi 30-vjeçar, Kasemi, është dënuar në formë të prerë në shtator të vitit 2001 nga Gjykata e Apelit në Tiranë me 23 vjet burg, duke u deklaruar fajtor për vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në qytetin e Beratit". Pas ekstradimit Kasemi bëri kërkesë për rigjykimin e çështjes, me pretendimin se u hetua dhe gjykua në mungesë pa patur asnjë njoftim zyrtar për procedimin penal. Në vitin 1999 po për këto vepra penale, gjykata e Beratit e deklaroi të pafajshëm duke e liruar në sallën e gjyqit. Dhe që nga ajo kohë vendndodhja e 30-vjeçarit Kasemi nuk dihej.
Vrasjet e bandës në seri
Sipas akuzës, Gëzim Kasemi më datë 25-shkurt të vitit 1998, në bashkëpunim me shtetasin Agron Bilali dhe "kokën" e bandës Altin Dardhën kanë organizuar një atentat për ekzekutimin e një prej kapove kryesore të Beratit gjatë trazirave të vitit 1997, shtetasin Burhan Tomori. Burhani kishte vrarë disa muaj më parë babanë e Altin Dardhës, dhe ky i fundit vendosi të hakmerrej. Dardha, së bashku me shokun e tij Altin Isufi, dhe dy të dënuarit tashmë Agron Bilali, me 25 vjet burg dhe Gëzim Kasëmi, me 23 vjet burg kanë gjetur Burhanin në një lokal pranë stadiumit "Tomori", jo më shumë se 100 metra nga komisariati i Beratit. Dardha ka qëlluar mbi 150 herë me një mitraloz të lehtë mbi viktimën, duke vrarë aty edhe 3 persona të tjerë.
Ekzekutimi
Gjatë largimit në Skrapar, Dardha ka qëlluar pa shkak mbi shtetasin Sali Kumani, në lagjen "Uznovë", duke e lënë të vdekur. Rrëmbeu makinën fuoristradë të tipit "Toyota", e cila ishte në pronësi të shtetasit Riza Qosa. Disa kilometra më tej, Dardha ka marrë peng inspektorin e policisë, Ferdinand Kalemi së bashku me mjetin e tij të policisë.
Aksioni
Operacioni i ndjekjes së Dardhës është drejtuar nga ish-komisari i Beratit, tashmë i vrarë, Gani Malushi. Komisar Malushi me efektivët e tij, arriti të shpartallonte bandën e Dardhës duke kapur të gjallë pas një shkëmbimi të fortë zjarri shtetasit Agron Bilali dhe Gëzim Kasemin, ndërkohë që Altin Isufi mbeti i vrarë.
Largimi
Ndërsa në atë aksion të policisë Altin Dardha mundi të çante rrethimin, por mbeti i vrarë pas tre ditësh në qytetin grek të Janinës prej kuçovarit Arjan Paja. Ndërkohë, dy shokët e tij, Gëzim Kasemi dhe Agron Bilali u lanë të lirë nga gjykata në vitin 1999 për t’u dënuar në vitin 2001 po nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.