Arratisja e tim biri, skenar për ta vrarë
24/02/2009 Flasin nëna dhe daja e Alket Rizait, i cili u arratis para dy ditësh nga një burg grek
E ëma Donika shprehet se Alketi u provokua rëndë nga greku që ai vrau
FIER- Kërkojmë ndërhyrjen e shtetit shqiptar për të mbrojtur jetën e Alket Rizait. Arratisja e tij ka qenë e përgatitur për të realizuar eliminimin e tij fizik. Kjo është deklarata e dhënë për median e dajës së Alket Rizait, Kastriot Beqiri. Ai i ka bërë apel Presidentit të Republikës, Kryeministrit Berisha, ambasadës amerikane dhe asaj greke që të ndërhyjnë për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe të mbrojnë jetën e nipit të tij. Beqiri ka këmbëngulur në idenë e tij se nipi është mbajtur padrejtësisht gjithë këto vite në burg të sigurisë së lartë, pa patur asnjë vendim gjyqësor për të vërtetuar akuzën ndaj tij, atë të vrasjes së një shtetasi grek.
Deklaratat
"Unë mendoj,-tha daja e Alketit, që ky është një skenar i mirëpërgatitur nga qarqe të caktuara për eliminimin fizik të nipit tim. Kërkoj ndërhyrje nga shteti që Alketi të sillet në burgjet shqiptare dhe të mbrohet jeta e tij". Familja e Alketit banon në një dhomë, në katin e parë të një pallati në lagjen “5 Shkurti” të qytetit Ballsh. Nëna e tij Donika nuk ka pranuar që të japë asnjë deklaratë për mediat, ndërsa shprehja e saj ka qenë vetëm: “Kam 11 vjet pa e parë. "Unë nuk kam çfarë të them. Kam folur në telefon 10 ditë më parë me djalin tim Alketin dhe ai në mënyrë absolute nuk më ka përmendur asnjëherë arratisjen e tij. Unë dua që ai të rikthehet në Shqipëri në vendin e tij dhe këtu të kryejë dënimin që i ka mbetur. Kjo është arratisja e dytë me helikopter e tim biri dhe mendoj se këtu kanë gisht qarqet e caktuara greke ose është paaftësi totale e forcave policore greke. Djali im është i pafaj. Ai ka kryer një vepër penale i detyruar nga rrethanat e këqija të grekut që ai ka vrarë ose të paktën për të cilën akuzohet", thotë nëna e Alket Rizait. Në këtë banesë duket qartë varfëria që ekziston. Familjarët kanë si burim jetese një lokal të vogël në qytetin qendër të Mallakastrës. Shtëpinë e kanë shitur para disa vitesh për të blerë pikërisht këtë lokal. Të gjithë tashmë janë në pritje të lajmeve për Alketin që ka 11 vjet i larguar nga Ballshi. Bashkëqytetarët e tij shprehen se akti i Alketit duhet përshëndetur. Edhe qytetarët ballshiotë i qëndrojnë idesë se largimi i tij nga burgu për herë të dytë në këtë mënyrë tregon dhunën që ushtrohet ndaj shqiptarëve në burgjet greke. Edhe ata kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të kërkuar ruajtjen e jetës së shtetasit të arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Athinë Greqi në ditën e djeshme.