E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët 5 vjeç, të gjithë në sisteme parashkollore

Një nga planet e Ministrisë së Arsimit, si pjesë e reformave, do të përfshijnë arsimin parauniversitar. Një tjetër objektiv në listën e prioriteteve për arsimin gjatë këtyre katër viteve është përfshirja në sistemet parashkollore të të gjithë fëmijëve 5-vjeçarë.

Një projekt për fëmijët pesëvjeçarë në programe parashkollore ka nisur që nga ky vit. Janë rreth 50 klasa në të gjithë vendin që po përgatisin fëmijët për të shkuar në klasën e parë.

Menjëherë pas përfundimit të këtij projekti pilot, këto programe do të zbatohen në të gjithë vendin dhe pas kopshtit fëmijët do të regjistrohen në klasat parashkollore. Menjëherë pas kësaj ata do të jenë më të përgatitur për të nisur klasën e parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›