Thereska: ”Relacion ministres, dializa të bëhet edhe në rrethe”
Transplanti i parë në fund të nëntorit, pala italiane do të asistojë në operacione. Flet shefi i Shërbimit të Nefrologjisë në QSUT, Nestor Thereska
Emanuela Sako
Mjekët e Shërbimit të Nefrologjisë në QSUT i kanë propozuar ministres së Shëndetësisë shtimin e shërbimit të Nefrologjisë edhe në disa rrethe të tjera të vendit. Shefi i Shërbimit të Nefrologjisë, Nestor Thereska, në një intervistë për gazetën “Albania” deklaroi se relacioni përmban të detajuar kërkesat, rrethet dhe mënyrën se si do të veprohet për shtimin e këtij shërbimi. Njëkohësisht duhet të ketë bashkëpunim me klinikat private që ofrojnë këtë shërbim. Thereska është njëkohësisht dhe një nga drejtuesit e stafit mjekësor që merr pjesë në zbatimin e projektit për kryerjen e transplantimit të veshkave. Ai rrëfen se si është situata në spitale për kryerjen e transplanteve të para në Shqipëri. Pavarësisht mungesave në përgatitjen e terrenit dhe sidomos në përgatitjen e sallës së operacioneve në Pavijonin e Urologjisë, ai shprehet se operacionet duhet të fillojnë në fund të muajit nëntor apo në fillim të muajit dhjetor.
Në çfarë faze është përgatitja e ambienteve për kryerjen e operacioneve për transplantimin e veshkave, në kuadër të projektit shqiptaro-italian INTERREG 3?
Aktualisht janë duke përfunduar të gjitha përgatitjet edhe me sallën e Urologjisë që deri tani ka pasur disa probleme në përfundimin e punimeve. Më tepër vështirësitë për zbatimin e punimeve kanë qenë të tipit organizativ. Në fund të muajit nëntor apo në fillim të muajit dhjetor pritet të fillohet nga puna.
A ka përfunduar përgatitja profesionale e mjekëve shqiptarë për kryerjen e transplantimit të veshkave?
Mjekët shqiptarë kanë përfunduar trajnimet në spitalet italiane. Dhe kanë qenë mjekët italianë që kanë thënë se specialistët shqiptarë tashmë janë të aftë për të kryer operacionet. Mjekët tanë kanë asistuar në operacione në spitalet italiane, ku janë testuar se janë të aftë. Po kështu, të tre drejtuesit e shërbimeve në QSUT janë tepër të përgatitur, si shefi i Urologjisë Mustafa Xhani apo shefi i Imunologjisë Genc Sulçebe. Imunologjia është më e pajisura me pajisje nga të tre shërbimet. Kjo, pasi ky shërbim vlen edhe për t’iu ardhur në ndihmë shërbimeve të tjera, pasi përfshin një aspekt më të gjerë. Shërbimi i Urologjisë ishte në një moment më të vështirë dhe ne bëmë një sallë të madhe që nuk ishte bërë deri në këta 30 vjet.
Cili është reagimi i palës italiane për punën që është kryer deri tani?
Dje erdhi ekipi i palës italiane dhe bëri inspektimet për të parë terrenin. Ata vlerësuan punën që është bërë deri tani, pavarësisht disa problemeve që ka pasur. Salla e operacioneve është pothuajse gati, ka disa gjëra që nevojiten ende në mobileri, në aparatura, dritare etj.
A keni mungesa në Pavijonin e Nefrologjisë?
Në nefrologji ne kemi mungesë të aparaturave për matjen e sasisë së medikamenteve në gjak. Para dhe pasi të kryhet operacioni duhet që pacienti të marrë disa medikamente në mënyrë të vazhdueshme. Të gjitha medikamentet duhet të përdoren në një sasi të caktuar, të cilat maten nëpërmjet aparaturës. Janë dy aparatura që duhet të vijnë së shpejti, njëra do të blihet nga pala italiane dhe tjera nga pala shqiptare. Aktualisht, është premtuar se janë blerë dhe pritet vetëm ardhja e tyre.
Kujt i jeni drejtuar për përshpejtimin e punës dhe përfundimin e mungesave?
Kemi kontaktuar me Drejtorinë e QSUT-së për të blerë pajisjet e nevojshme që mungojnë, si ajri i kompresuar, aspiratori. Nga drejtoria kemi marrë përgjigje pozitive. Këto pajisje sigurohen nëpërmjet tenderave që bëhen këtu në Shqipëri.
Kur pritet të fillojë kryerja e operacioneve të para për transplantimin e veshkave?
Operacionet e para pritet të fillojnë nga fundi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit. Pala italiane do të fiksojë një datë për fillimin e punës, pasi në dhjetor projekti mbyllet. Pasi të vendoset një datë, do të fillohet menjëherë nga puna. Kur të vendoset kjo, operacionet do të fillojnë medoemos, sepse nuk ka më shtyrje dhe kjo punë ose bëhet në këtë kohë, ose nuk bëhet fare.
Si do të jetë përbërja e stafit të mjekëve që do të asistojnë në operacione?
Përbërja e stafit në transplantet e para do të jetë me pjesëmarrjen e mjekëve italianë dhe atyre shqiptarë. Ndarja do të jetë 50 për qind me 50 për qind. Gjithçka do të realizohet në kuadër të projektit të bërë me palën italiane.
Sa është numri i çifteve që janë përzgjedhur për të kryer transplantimin?
Pavarësisht atyre që kishim përzgjedhur, numri i pacientëve ka ardhur duke ndryshuar. Disa prej të përzgjedhurve e kanë kryer jashtë vendit dhe në rrugë private operacionin.
Pak muaj më parë, pacientët që marrin shërbimin e dializës kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë për mungesë të medikamenteve. Cila është situata e shërbimit të dializës dhe nëse do të ndërhyhet për ta ndryshuar këtë situatë?
Sigurisht që problemet janë të pashmangshme. Ka pasur probleme dhe disa mungesa, por ne presim që dhe për këtë çështje të ketë një ndryshim. Realisht duhet një rinovim total i aparaturave në Pavijonin e Dializës në QSUT, aparaturat që janë konsumuar së tepërmi, duke u vënë në përdorim me tre turne.
A ka ndonjë përgatitje apo masë që keni marrë në përmirësimin e kushteve të këtij shërbimi?
Për shërbimin e hemodializës, ne kemi hartuar një relacion që është dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë për hapjen e një qendre publike të dializës në Spitalin e Durrësit. Durrësi ka një dyndje të madhe njerëzish, sidomos gjatë stinës së verës dhe është e domosdoshme që ta ketë këtë shërbim në spital. Po kështu është kërkuar dhe hapja e një qendre të dializës edhe në Spitalin e Korçës ose të Pogradecit. Njëkohësisht është kërkuar që të ketë bashkëpunim me spitalet e vendeve fqinje, që janë në kufi me Shqipërinë, si me Maqedoninë, Malin e Zi, Kosovën etj. Qytetet afër këtyre zonave të kenë mundësinë e kurimit në spitalet më të afërta të vendeve fqinje. Po kështu, në relacion përfshihen edhe qendrat private, ku të krijohet një komision për akreditimin e tyre dhe të kenë bashkëpunim me spitalin qendror, me shërbimin në QSUT. Në këtë mënyrë të punohet paralel me të gjitha spitalet që ofrojnë këtë shërbim. Në këtë mënyrë, kërkohet përgatitja e legjislacionit përkatës për këto çështje.
A ka shtim apo ulje të numrit të të prekurve me sëmundjet e veshkave dhe cilat janë shkaqet që çojnë në këto nivele?
Kohët e fundit ka një rritje të numrit të personave me sëmundje të veshkave. Sëmundja e veshkave ka ardhur në rritje në krahasim me sëmundjet e tjera në të gjithë Europën dhe vendin tonë. Por, sëmundja e veshkave vjen nga sëmundjet e tjera që shfaqen te njeriu. Për shembull, sëmundja e veshkave mund të vijë te një person që vuan nga diabeti, nga tensioni etj. Këto janë sëmundje që kërkojnë edhe një kosto të lartë të shpenzimeve për t’u kuruar.
Keni marrë ndonjë përgjigje zyrtare për përmirësimin e kushteve në këtë pavijon?
Vitet e fundit kemi marrë goxha fonde për këtë shërbim, pasi në të gjithë botën kërkohen goxha fonde. Shumë probleme i janë parashtruar ministres së Shëndetësisë, Anila Godo. Ajo e ka përkrahur propozimin dhe ka premtuar se do të ketë një shtim të fondeve për Nefrologjinë.
12 Nentor 2008