Amerika, "kampionia" e kokainës
Kokaina është bërë një element tepër i
rëndësishëm në panoramën evropiane
të substancave narkotike. Ajo që
e ka bërë të ditur është Agjencia Evropiane
e Drogave, që në relacionet vjetore vëren se
9 milionë evropianë (dhe 3% e adoleshentëve)
pohojnë se e kanë provuar të paktën një
herë kokainën. Nga llogaritjet është vërejtur
se 3.5 milionë banorë (1% popullsi e rritur)
kanë qenë përdorues të saj këtë vit, ndërsa
1.5 milionë (0.5%
e popullsisë së
rritur) e kanë shitur
dhe rezultojnë
konsumatorë
aktualë. Konsumi
i kokainës është
përqendruar kryesisht
te të rinjtë
nga 15-34 vjeç,
veçanërisht te meshkujt,
banues në
zonat urbane. Përdorimi
i saj varion
nga një qytet në
tjetrin, por pjesa
më e madhe e hetimeve
kombëtare
tregojnë se një përqindje e të rinjve evropianë
e kanë provuar të paktën një herë kokainën.
Shtetet që regjistrojnë nivelin maksimal
të konsumit të kokainës janë Spanja dhe
Mbretëria e Bashkuar, ku më shumë se 4% e
të rinjve janë përdorues të saj këtë vit: një e
dhënë që i kalon kufijtë e konsumit të ekstazisë
dhe amfetaminës kohët e fundit, duke iu
afruar të dhënave të Shteteve të Bashkuara.
Kjo tregon se kokaina po e konsolidon rolin e
saj si simulanti i preferuar nga shumë të rinj
evropianë.
Vendet kryesore të prodhimit të drogës
janë Kolumbia (50%), Peruja (32%) dhe Bolivia
(15%). Nga këtu, kokaina shpërndahet në
pjesën tjetër të botës. Vitet e fundit, sekuestrimet
botërore kanë arritur në 495 tonë,
një rritje rreth 33% në krahasim me vitet e
mëparshme (55% në Amerikën Jugore, 28%
në Amerikën Veriore dhe 17% në Evropë).
Veç të tjerash, nga raporti vjetor i INCB
(Komiteti për Kontrollin Ndërkombëtar të
Substancave Narkotike) rezulton se sasia e
kokainës e sekuestruar në Evropë është rritur
në 80%, ndërkohë që paralelisht janë
rritur edhe kërkesat e trajtimit për kurimin
nga përdoruesit e kokainës. Në nivel global,
kokaina është droga kryesore e përdorur nga
amerikanët e të dyja Amerikave. Më shumë se
900 mijë persona janë kuruar për varësi ndaj
kokainës një vit më parë, drogë kjo që klasifikohet
në vendin e dytë pas heroinës mes
substancave me rrezik të madh për të krijuar
varësi e më pas vdekjen.
Në botë janë rreth 14 milionë konsumatorë
të kokainës, dy të tretat e tyre jetojnë
në Amerikë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë
të jenë tregu më i madh i kokainës në nivel
global. Gjithashtu, një e katërta e konsumatorëve
jetojnë në Evropë, si Holandë, Belgjikë,
Irlandë, Itali dhe Zvicër.
Ndër të tjera, sipas parashikimit, në vitin
2009 numri i konsumatorëve të kokainës do të
rritet në 40-50% në krahasim me vitin 2007.
Çfarë mund të bëjmë?
Por cila është rruga për të ndaluar fenomenin
kokainë? Si pikënisje e gjithë kësaj historie
është padyshim informacioni, si teknik
ashtu dhe ai shkencor. Sigurisht jo më pak ai
ideologjik e moralist, apo edhe institucional,
që është i drejtpërdrejtë te adoleshentët, të
cilët i shtyn të arsyetojnë me mend ose më
saktë të bëjnë një arsyetim të dyshimtë mbi
motivimet që e çojnë drejt përdorimit të kokainës
dhe një repertori më të gjerë.
Pa dyshim që janë të shumta historitë
metropolitane që duhen fshehur dhe shumë
të tjera që duhen mbushur: për shembull,
shumë prej të rinjve besojnë në mënyrë të
gabuar se rreziqet janë të lidhura me disa lloj
substancash, si heroina e të tjera, ndërkohë
që shumë të tjerë nuk e imagjinojnë rritjen e
rrezikut, se pas konsumimit të drogës mund
të marrin sëmundje seksualisht të transmetueshme,
në veçanti te simulantët ku bën
pjesë kokaina.
Për këtë arsye, Bashkimi Evropian rekomandon
ndërhyrje të masave me një spektër
më të gjerë, masa universale, por edhe të
planifikuara. Ndërhyrje të organizuara në
plane strategjike dhe të koordinuara, që flasin
për sjellje dhe stile jetese, duke iu referuar
të rinjve me mesazhe të qarta teknike dhe
koherente, të cilat vijnë nga burime të forta
dhe të besueshme, e që kërkojnë të njëjtën
vëmendje mbi aspekte të interesit të tyre
praktik e konkret. Për shembull, ja efektet që
sjell kokaina: superndjeshmëri vizive, zvogëlim
i precizionit të pengesave, mungesë e
precizonit të rrezikut, udhëheqje e një drejtimi
agresiv, efekte të kontrollueshme nëse
ekziston një përzierje kokainë+alkool dhe kanabis,
humbje e kontrollit të vetvetes dhe të
mjeteve të tjera. Në këto rrethana, përdorimi
i kokainës mund të bëhet një pengesë dhe jo
një lehtësim i argëtimit.
Në një ambient familjar, për t‘i shkuar në
origjinë problemit, trajnimi më i mirë do të
ishte duke folur hapur e në mënyrë decizive.
Shpesh na kërkohet nëse ekzistojnë shenja
që prindërit mund ta interpretojnë këtë
situatë si një kambanë alarmi. Sigurisht që
ka: në rastin e kokainës, ndër shenjat e para
të dukshme janë ndërthurja e gjumë-zgjimit,
shpërqendrim, eksitim verbal dhe fizik, mungesë
e theksuar e interesit për personin në
fjalë, si edhe probleme në lidhje emocionale
dhe shoqërore.
Por cili është ai adoleshent që nuk manifeston
një sjellje të tillë të ngjashme? Një interpretim
unik me shenja të tilla rezulton i vështirë,
veçanërisht në fazën e parë të konsumimit.
Sjellje të pazakonta dhe që nuk janë episodike,
nxënës shpesh diletantë, reagime agresive
në disproporcion me sjelljet, kërkesë e
vazhdueshme e
parave, braktisja
e miqve
dhe sjelljeve të
zakonshme, rënie
të vazhdueshme
dhe të
forta të humorit,
që kërkojnë
për më shumë
një vëmendje
specifike.
Në rastin kur
një prind hipotezon
konsumin
e kokainës
nga fëmija i tij,
ai hap portën
e një bashkëbisedimi dhe duhet t‘u rezistojë
tentativave për të ndjekur rrugë alternative,
në të cilat i biri është i pandërgjegjshëm, si të
hetojë në shkollë dhe mes miqsh, apo ndoshta
të bëjë analiza edhe për kampionët e tij
biologjikë. Kjo rrugë, në fakt, do të prishte
raportet me të riun dhe do ta largonte nga
ai; kjo është e vërteta. Janë shumë këshilltarë
dhe shërbime të specializuara publike të
ndërtuara në mënyrë perfekte për raste të tilla,
të cilat mund të japin këshilla të vlefshme
për sjelljen dhe të vijnë edhe në ndihmë në
rastet konkrete.