E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cfare pret rajoni dhe bota nga Obama?

Shtetet e Bashkuara te Amerikes e zgjodhen presidentin e tyre te 44-t. Duke e konsideruar si nje eveniment me ndikim mbareboteror, kane folur dje, nje numer politikanesh, ekspertet dhe aktivistet se cfare presin nga shefi i ri i shtetit ne Amerike dhe cfare mund te sjelle Obama per shtetin e tyre?

Hajredin Kuci

Zevendeskryeminister ne Qeverine e Kosoves

"Kosova ka nje orientim properendimor, dhe ne vecanti proamerikan. Deshirojme qe t'i forcojme lidhjet tona edhe me tej me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne vendin tone, SHBA-te identifikohen me paqe dhe siguri. Besoj qe administrata e presidentit Obama do t'i kontribuoje stabilitetit te vendit tone, dhe te na ndihmoje ne zhvillimin e metejme dhe integrimin ne strukturat euroatlantike", tha Kuci.

Zhivorad Kovacevic

Ish-diplomat jugosllav dhe kryetar i Levizjes Evropiane per Serbine

"Mendoj se Serbia nuk ka asgje cfare te prese nga administrata e re amerikane. Ajo me siguri nuk do ta ndryshoje qendrimin per Kosoven, dhe ky eshte prioritet per Serbine. Nga ana tjeter, Serbia dhe Kosova nuk do te jene ne mesin e 20 ceshtjeve kryesore te administrates", thote Kovacevic.

Ilija Talev

Nga qendra per Kerkime te Politikave ne Shkup

"Mesazhi im per presidentin Obama do te ishte te mos e harxhoje kapitalin politik dhe mbeshtetjen nderkombetare qe e fitoi duke vene etiken para politikes. Sa per Maqedonine, jam i sigurte se do te mbizoteroje logjika e arsyes dhe do zgjidhet ceshtja e emrit ne nje kohe sa me te shkurter, me zgjidhje pozitive per Republiken e Maqedonise", thote Talev.

Millan Rocen

Minister i Jashtem i Malit te Zi

"Meqe Amerika eshte vendi udheheqes ne bote, eshte krejt e natyrshme qe te gjitha vendet, perfshire Malin e Zi, te jene te interesuara per berjen e politikes dhe administraten e presidentit te ri Barack Obama. Pres qe ceshtjet e Ballkanit Perendimor serish te kthehen ne listen e prioriteteve politike amerikane. Kjo mund te behet, meqe ekipi i Obamas eshte teper i informuar per situaten, madje disa kane qene te angazhuar ne krizen e ish Jugosllavise", thote Rocen.

Mufid Memija

Gazetar i televizionit te Sarajeves ne Bosnje dhe Hercegovine

"Sipas nje logjike te gjerave, presidenti amerikan do te duhej te jete kampion global i lirise dhe drejtesise socale. Nese eshte keshtu, do te duhej te presim qe Obama t'ia ktheje shpinen politikes se standardeve te dyfishta dhe te investoje me shume ne forcimin e shoqerise civile ne Bosnje", thote Mumija.

Vesna Pusic

Nenkryetare e Parlamentit te Kroacise

"Deshiroj qe Barack Obama, si president i ri i SHBA-ve, te vizitoje Kroacine. Kjo do te kishte ndikim shume pozitiv per vendin dhe rajonin. Prania e tij dhe prezantimi i vlerave qe i promovon, do te kishin ndikim te rendesishem per ne ne Kroaci", thote Pusic.

Dr. Wadir Safi

Profesor i shkencave politike ne Universitetin e Kabulit ne Afganistan

"Eshte me se e qarte se nje fuqi si SHBA-te, sidomos administrata Bush dhe aleatet, nuk i arriten qellimet e tyre te deshiruara ne luften kunder terrorit. Zoti Obama eshte i vetedijshem per kete fakt. Populli i Afganistanit pret nga zoti Obama dhe udheheqja e re amerikane ndryshim ne fushat ushtarake, ekonomike dhe politike, si dhe ndryshime ne administraten afgane", thote Safi.

Nasir al-Ani

Shef i zyres se presidentit irakian, Jalal Talabani

"Gjeja me e rendesishme eshte stabilizimi i shtetit te Irakut, rikthimi i pushtetit te humbur. Ajo qe ndodhi nuk eshte vetem ndryshim i pushtetit, por thjesht u cmontua shteti. Deshira jone eshte qe fokusi i administrates se re te jete ne rindertimin e shtetit te Irakut", thote al-Ani.

Fatemeh Rakei

Ligjvenese reformatore ne Iran

"Pritet qe me ardhjen e Obames ne pushtet, t'u vije fundi mosmarreveshjeve te thella qe ekzistonin gjate administrates Bush. Qeveria amerikane flet per demokraci dhe mund te luaje rol ne perhapjen e saj ne bote. Kerkesa jone e pare eshte qe Obama ta marre shume seriozisht ceshtjen e Gazes. Sa i perket Iranit, ai duhet te filloje bisedimet diplomatike me Iranin, bazuar mbi realitetet, e jo mbi imazhin qe e krijuan Bushi dhe bashkemendimtaret e tij", thote Rakei.

Konstantin Kosacev

Kryetar i Komitetit per Marredhenie te Jashtme ne Duman ruse

"Pres qe politika e Shteteve te Bashkuara ndaj Rusise te ndryshoje. Ajo duhet t'i perfshije diskutimet jo vetem per problemet qe u interesojne SHBA-ve, por edhe problemet qe i interesojne Rusise. Nese do te diskutonim ne nivel te barabarte, jam i bindur se do te fillojme te punojme me efektivisht ne ceshtjet, per te cilat administrata Bush nuk ishte e angazhuar", thote Kosachev.

Oksana Zabushko

Shkrimtare dhe studiuese e filozofise nga Ukraina

"Mendoj se do te ishte shume mire per Obaman qe ne kete kohe te krizes ekonomike te beje dicka per vendin e tij. Per momentin, eshte naive te besohet se per problemet dhe konfliktet gjeopolitike, Amerika do te sillet si superfuqi dhe gjykates suprem per harten e botes. Epoka e Jaltes ka mbaruar", thote Zabushko.

RFE


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›