Pranga lazaratasit per trafikun e droges
GJIROKASTER - Arrestohen organizatoret e trafikut te 42 kilograme mariuhane, te kapur ne muajin dhjetor te vitit te kaluar. Policia e Gjirokastres ka bere te ditur diten e djeshme se, ka ndaluar ne oret e para te mengjesit nje banor te Lazaratit dhe nje person tjeter, ne aksin kombetar Gjirokaster-Kakavije. Policia tha se, Idriz Derxho dhe Pajtim Hysllari, dyshohen si organizatoret e transportimit drejt Greqise te 42 kg lende narkotike te tipit mariuhane, ngjarje kjo e ndodhur ne javen e trete te muaj dhjetor, te vitit te kaluar. Burime zyrtare nga Policise e Gjirokaster, pohuan, se Idriz Derxho, 37 vjec, lindur dhe banues ne fshatin Lazarat (Gjirokaster) dhe Pajtim Hysllari, 34 vjec, lindur ne qytetin e Beratit dhe banues ne lagjen Laprak, te qytetit te Tiranes, jane ndaluar nga specialistet e Sektorit te Luftes Kunder Krimit te Organizuar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster, pasi gjate hetimeve ata kane rezultuar si organizatoret te transportimin te paligjshem te lendes narkotike. Ne momentin e ndalimit nga policia, ata leviznin me automjetin tip "Nisan Xhip" me targa FR 81 47 B, prone e Idriz Derxho. Sipas burimeve nga grupi hetimor sasia prej 42kg droge, e cila u bllokua nga policia ne tentative per t'u trafikuar ne drejtim te Greqise, u ishte shitur kater te ndalurve nga 37-vjecari Derxho i cili dyshohet se ishte edhe poseduesi i saj.
B. Kore
B. Kore